KLD i jep Topit 10 emra per gjyqtare
Tirane- Keshilli i Larte i Drejtesise ka pranuar dje, propozimet e bera nga ana e ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj per shperndarjen ne detyre neper disa gjykata te rretheve gjyqesore, te dhjete magjistrateve. Ndersa nje nga pikat per te cilat eshte diskutuar ne mbledhjen e djeshme, ka qene edhe projektvendimi per mbrojtjen e gjyqtareve. Ne nje mbledhje te vecante KLD-ja i ka propozuar Presidentit te Republikes, Bamir Topi emerimin e gjyqtareve magjistrate. Gjykatat ne te cilat priten te emerohen 10 gjyqtaret magjistrate, te propozuara nga ana e ministrit Alibeaj jane, pikerisht ne Kavaje, Fier, Korce, Lushnje, Kruje, Shkoder, Gjirokaster. "Ne paraqitjen e cdo propozimi individual, Keshilli i Larte i Drejtesise konsideroi ne koherencen me te mire te mundshme, renditjen e magjistrateve sipas vleresimit perfundimtar nga Shkolla e Magjistratures dhe preferencat e shprehura prej tyre, kerkuar nga ana e Keshillit disa dite me pare", sqaron Keshilli i Larte i Drejtesise. Emerimi i tyre eshte percaktuar ne baze te vleresimit qe ka pasur secili prej magjistrateve ne shkolle. Nderkohe qe vet magjistratet kane shprehur edhe preferencat, qe jo te gjitha jane marr ne konsiderate. Gjithashtu, ne vleresim te rendesise se projektvendimit te Keshillit te Ministrave "Per mbrojtjen e vecante personale, familjare dhe pasurore te gjyqtareve dhe sigurimit te jetes dhe pasurise se tyre", Keshilli i Larte i Drejtesise, pasi diskutoi nevojat imediate per venien ne zbatim te garancive ligjore te mbrojtjes se gjykatave dhe gjyqtareve, vendosi t'i transmetoje Ministrise se Drejtesise mendimet e saj, mbi kete akt nenligjor. Dhjete gjyqtaret magjistrate pritet qe te emerohen ne ditet ne vazhdim nga Presidenti Bamir Topi, te cilit i jane vene ne dispozicion emrat e kandidateve. Te gjithe gjyqtare magjistrate te propozuar kane perfunduar vitin e trete te Shkolles se Magjistratures 2007-2008. Pas propozimit te gjyqtareve debati qe ka mberthyer KLD-ne ishte edhe projektvendimi per mbrojtjen e gjyqtareve, familjare te tyre si dhe pasurise. Ne diskutim eshte perfshire edhe sigurimi i jetes dhe pasurise se tyre. Anetaret e KLD-se kane debatuar lidhur me nevojat imediate per venien ne zbatim te garancive ligjore te mbrojtjes se gjykatave dhe gjyqtareve, si dhe moszbatimin si duhet te ligjit per krijimin dhe funksionimin e gjykatave per Krime te Renda, si dhe rolin e Policise se Shtetit ne mbrojtjen e gjyqtareve. Gjithashtu, KLD vendosi t'i transmetoje Ministrise se Drejtesise mendimet e saj mbi kete akt nenligjor. Diskutimi u shty per ne mbledhjen e ardhshme, ku pritet te diskutohet me gjere per kete projektvendim, duke pritur edhe sugjerime nga palet e interesuara per te.
Redinalda Caushaj
Kandidatet per gjyqtare
Rezarta Mataj propozohet te emerohet ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kavaje;
Enerjeta Deraj, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kavaje;
Sonjela Voskopi, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korce;
Esmeralda Ceka, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lushnje;
Alma Hoxha, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje;
Vojsava Osmanaj, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korce;
Gentian Hamiti, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier;
Matilda Shalla, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier;
Irida Kacerja, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Shkoder;
Ervin Trashi, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.
Mbrojtja e gjyqtareve
Gjyqtaret e gjykatave per Krime te Renda dallohen per shkallen e rrezikshmerise, qe ata te ndeshin gjate ushtrimit te detyrave te tyre funksionale dhe ligjore, gjate gjykimit te ceshtjeve te ndryshme, shpeshhere me rrezikshmeri te theksuar. Keta te fundit kane perfituar mbrojtje.
Kerkesa
Projektvendimi i pergatitur nga ministria e Drejtesise percakton se ne rast se nje gjyqtar do t'i rrezikohet jeta e tij, atehere ai duhet te drejtohet Keshillit te Larte te Drejtesise me nje kerkese me shkrim. Kerkesa e ketij gjyqtari do t'i nenshtrohet edhe shqyrtimit te saj nga ana e nje komisioni i cili do te ngrihet ne KLD.