KLD inspektim ne Kukes Fana Fund zvarritjes se proceseve

Anëtarët e Këshillit të Lartë të drjtësisë u kanë bërë apel nga Kukësi të gjithë gjyqëtarëve të vendit,për ti dhënë fund shtyrjes së seancave gjyqësore të hapura për cështje penale apo civile.Sipas anëtarit të KLD-së Neshat Fana shtyrja e seancave për tre apo katër vite, tashmë konsiderohet e pafalshme dhe për këtë gjyqtarët duhet të krijojnë një marrëdhënje akoma më të mirë me prokurorinë e policinë,por edhe me opinionin publik.
"Në ceshtje civile nuk ndodh në asnjë vend të botës të gjykohet kështu sic gjykohet tek ne. Është e papranueshme që cështjet civile, specifikisht disa cështe pronash, etj., të zvarriten dhe të kalojnë përtej 1-2 apo 3 vjecari pa u dhënë vendimi, dhe në të tilla raste ka me qindra. Normalisht ka vend për tu përmirësuar për të bërë ndryshime në ligj dhe ne kemi propozuar ndryshime dhe në ligj", tha Neshat Fana,anëtarë i KLD.
Për Pukën dhe Tropojën krerët e gjykatave përkatëse i kanë justifikuar shtyrjet e cështjeve gjyqësore terrenin e thyer malorë, sistemin e adresave dhe mungesën e gjyqtarëve. Në analizën e punës një vjecare të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Kukës përvec prezantitmit të statistikave të cështeje të shqyruara u vecua një risi në punën e saj që ka të bëjë me trajtimin e cështjeve që kanë të bëjnë me ekstradimet e personave të ndaluar në pikë kalimet kufitare,gjë për të cilën është dashur konsultimi dhe me organe apo gjyqtarë të rretheve të tjera.
Flutura Tota