E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama akuzon Berishen Drejtesia nen kontrollin e qeverise

Turi i  kryetarit te opozites Edi Rama ka vijuar ne Durres, nga ku Edi Rama beri pergjegjese qeverine per 1 milione te papune, gjendjen e arsimit apo shendetesise në vend. Ndalur te ngjarjet e 21 janarit, kryesocialisti tha se nuk mund te pritet drejtesi per kater te vraret per sa ajo qe quhet drejtesi do te jete e nenshtruar nga qeveria.

"Po ne s’kemi asnjë iluzion se fajtorët do shkojnë përpara drejtësisë përsa kohë padrejtësia do jetë ulur dhe do bëjë ligjin në tryezën e asaj që gabimisht quhet qeveria e Shqipërisë sepse në fakt është pushteti vrastar i kusarisë", tha Rama. Partia Socialiste tha kryetari i saj, eshte e vetmja shprese per qeverisjen per te gjithe shqiptaret.

"Drejtësi do të ketë vetëm nëpërmjet rrugës së PS dhe vetëm kur PS do ulet në tryezën e qeverisë për ta qeverisur këtë vend për të gjithë shqiptarët me drejtësi. Dhe jo për ta përdorur padrejtësinë që ti çoj shqiptarët deri në rrënim, siç po ndodh sot, me këtë që gabimisht quhet qeveria e Shqipërisë", tha Rama.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›