E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja: Masa drastike ndaj Gjykatës së Apelit

Spahiu, Becaj dhe Nishani bojkotuan analizën vjetore të Gjykatës së Apelit. Nuk ishte përgatitur raporti

Krerët e drejtësisë, zv/kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, dhe ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, kanë bojkotuar analizën e Gjykatës së Apelit, e cila ishte parashikuar të zhvillohej disa javë më parë. Shkak i bojkotit ka qenë mospërgatitja e raportit për KLD-në si dhe të dhënat përkatëse. Burime nga Ministria e Drejtësisë dhe KLD-ja deklaruan se krerët e gjykatës nuk janë treguar në lartësinë e duhur për përgatitjen e analizës, ndërsa treguan mungesë serioziteti. Burime nga këto institucione deklaruan se gjatë ditëve të ardhshme do të merren masa drastike ndaj kësaj gjykate për shkak të parregullsive në punë. Parashikohet që krerët e drejtësisë të zhvillojnë një takim për të diskutuar masat që do të marrin. Ndërkohë, parashikohet një mbledhje jashtë radhe e KLD-së për këtë problem.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›