Inflacioni rrit koston e lendeve te para per ndertimin
Ne 3-mujorin e trete te 2007-s, Indeksi i Kushtimit ne Ndertim arriti 126.9 per qind. Rritja e shenuar ishte 0.2 per qind me shume kundrejt tremujorit te meparshem. Ne 2010-n, prodhimi i çimentos do te arrije ne 11 milione tone ne vit
Ervin Koçi
Kriza ekonomike ne vend nuk ka lene pa prekur edhe sektorin me te rendesishem te ekonomise, ndertimin, i cili gjate muajve te fundit nuk ka shenuar bilance te mira. Sipas te dhenave me te fundit te publikuara prej Institutit te Statistikave, aktiviteti i sektorit te ndertimit vazhdon te hase pengesa ne zhvillimin e tij. Raporti me i fundit i INSTAT-it e pasqyron qarte kete situate ku, pertej problemeve te bera publike me kohe, tashme sektori qe kontribuon me shume ne rritjen ekonomike ka verejtur rritje te çmimit te materialeve baze (lendeve te para) qe kane ndikuar direkt ne normen e fitimit te ketij sektori. Kjo e fundit, ne indeksin e grupit “Fitim i parashikuar”, ka shenuar nje ulje prej 1.1 per qind. Keshtu, ne tremujorin e trete te vitit 2007, Indeksi i Kushtimit ne Ndertim arriti 126.9 per qind (tremujori IV 1999 =100), duke shenuar nje rritje 0.2 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Sipas raportit te INSTAT-it, ndryshimi vjetor i Indeksit te Kushtimit ne Ndertim eshte 2.1 per qind. Lidhur me nje vit me pare, ky ndryshim ishte 1.8 per qind. Indeksi i grupit “Shpenzime direkte” shenoi gjithashtu nje rritje 0.4 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Brenda ketij grupi rritjen me te madhe e shenoi nengrupi “Shpenzime materiale”, prej 0.4 per qind. Ketu mund te permendim rritjen e çmimeve te materialeve te ndertimit prej 0.4 per qind, materialeve elektrike prej 1.3 per qind dhe materialeve hidrosanitare 0.5 per qind. Po sipas ketij raporti, edhe indeksi ne nengrupet e tjera varion nga + 0.1 ne + 0.2 per qind, ku rritje ka shenuar edhe çimentoja qe eshte nje prej lendeve baze te ketij sektori.
Çimento
Investimet ne sektorin e prodhimit te çimentos po rriten me shpejtesi ne vendin tone. Per vitin qe po leme pas investimet per dy kompani te reja ne treg kapin vleren e rreth 450 milione eurove. Sipas te dhenave nga Ministria e Ekonomise, Investimet e Huaja Direkte (IHD) gjate vitit 2007 ne vendin tone levizin nga 420 deri ne 470 milione euro, pa perjashtuar nje pritshmeri maksimale deri ne 500 milione euro. Ne vitin 2006, investimet e huaja ishin ne vleren 260 milione euro, ku nje nga deget me interesante, persa i perket Investimeve te Huaja Direkte, eshte dhe sektori i prodhimit te çimentos. Ministri i Ekonomise, Genc Ruli, e ka konsideruar kete sektor si nje nder me te rendesishmit ne kuadrin e investimeve te huaja. Ne nje deklarate zyrtare per shtyp pak kohe me pare, Ruli vleresoi si mjaft te rendesishme investimet ne sektorin e çimentos. “Llogaritet ne 450 milione euro vlera e dy investimeve te huaja ne kete sektor. Keshtu, kompania “Antea Cement” dhe “Cementos Agiula” do te nisin se shpejti investimet per ndertimin e fabrikave te çimentos ne Fushe-Kruje dhe Mamurras”, - tha Ruli.
Investimet
Per vitin 2008 jane ne proces per fillim punimesh ne sektorin e çimentos disa kontrata me kompani te tjera si “Fasto Beraberi” per nje fabrike çimentoje bashke me karriera te gurit dhe argjilit, me nje investim qe arrin ne 200 milione euro. Kompanite e huaja besojne se kerkesa per çimento do te rritet gjate viteve te ardhshme, çka ne fakt ka qene edhe shtysa kryesore per mberritjen e tyre ne Shqiperi. Njeheresh me rritjen e kerkeses, kompanite kane pare edhe mundesi te shumta per eksport, duke e shnderruar Shqiperine ne nje pike te rendesishme per te hyre ne te gjitha tregjet e rajonit. Sipas te dhenave nga operatoret ne treg, kerkesa per çimento brenda territorit eshte 2-3 milione tone/viti dhe maksimumi ne vitet e ardhshme mund te shkoje deri ne 5 milione tone/viti. Por ky nivel mbetet gjithsesi shume i ulet krahasuar me sasine totale te prodhimit vendas. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, konfirmoi gjate nje debati televiziv se prodhimi i çimentos do te rritet me shpejtesi gjate viteve te ardhshme. “Brenda vitit 2010 parashikohet qe prodhimi te arrije ne 10-11 milione tone/viti, nderkohe qe kerkesa aktuale ne vend eshte 3 milione tone/viti dhe mund te shkoje maksimumi ne 5 milione tone/viti”, - tha Olldashi.
Prodhimi
Efekti i rritjes se prodhimit vendas te çimentos vihet re mjaft mire edhe nga te dhenat zyrtare te ACIT. Sipas ketij instituti, importet e çimentos gjate 8-mujorit te ketij viti jane ulur me rreth 30 per qind, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Nga afro 10 miliarde kilograme, importet jane reduktuar ne rreth 7.5 miliarde kilograme. Renia duket se eshte mjaft e konsiderueshme, per me teper qe ajo pritet te thellohet me hyrjen ne treg te emrave te rinj prodhues te çimentos.
Import-eksportet e çimentos ne dy vitet e fundit
Eksportet e çimentos ne vend kane filluar te rriten, pavaresisht se ato mbeten shume me te uleta se importet. Sipas te dhenave, gjate 8-mujorit 2007 eksportet e çimentos jane rritur me afro 12 per qind duke konfirmuar nje konsolidim te tregut vendas. Nga rreth 58 milione leke qe ishin eksportet ne 8-mujorin 2006, ne te njejten periudhe te ketij viti ato kane arritur ne 730 milione leke. Rritjen e eksporteve te çimentos shqiptare e konfirmojne edhe perfaqesuesit e kompanise me te vjeter ne kete sektor, “Seament”. Sipas tyre, ne treg ende nuk jane shfaqur veshtiresi persa i perket mbiprodhimit, pasi shitjet dhe eksportet po ecin mjaft mire. Sipas tyre, tregu eshte mjaft normal dhe per kompanine ende nuk ka asnje shqetesim. “Ne fakt, shitjet tona jane ne rritje dhe po ecin mjaft mire. Ne jo vetem qe tregtojme ne tregun vendas, por prej kohesh eksportojme edhe ne vendet e rajonit. Per momentin ndodhemi ne Kosove dhe Maqedoni, nderkohe qe parashikimet jane qe eksportet te rriten akoma edhe me shume ne te ardhmen”, - thote perfaqesuesi i “Seament”. Sipas tyre, çimento shqiptare ka nje cilesi mjaft te mire, kjo fale edhe nje terreni shume te pershtatshem.
Shifra
11
milione tone çimento ne vit parashikohet te arrije prodhimi vendas deri ne vitin 2010
3
milione tone çimento ne vit eshte kerkesa aktuale ne vend nga sektori i ndertimit per kete lende
5
milione tone çimento ne vit mund te shkoje maksimumi i kerkeses per kete lende nga ndertuesit
30
per qind eshte ulur importi i çimentos kete vit, nderkohe qe eksporti i saj u rrit me 15 per qind
450
milione euro eshte vlera e investimit ne dy kompanite e huaja qe do te hyjne ne tregun shqiptar te çimentos
18 Dhjetor 2007