PDK-ja festoi 16-vjetorin e krijimit te saj
Partia Demokristiane ka festuar 16-vjetorin e krijimit te saj si parti politike, duke qene nga partite e para te pluralizmit te Shqiperi. Ne nje ceremoni te organizuar diten e djeshme, kryetari i kesaj partie, Nard Ndoka, e cilesoi kete pervjetor si nje vlere e demokracise shqiptare, ku ne emer te vlerave demokristiane u martirizuar mijera shqiptare. “Kjo eshte dita e rilindjes se vlerave demokristiane, per te cilat u martirizuan qindra e mijera shqiptare gjate viteve te erreta te diktatures. PDK, e krijuar me 11 dhjetor te vitit 1991, shpejt u shnderrua ne nje force konkurruese te shoqerise shqiptare, duke marre pjese ne te gjitha zgjedhjet lokale e parlamentare. Duke filluar me pjesemarrjen ne zgjedhjet e 22 marsit 1992, rezultatet e saj kane pesuar rritje nga viti ne vit. Tashme PDK-ja eshte ngjitur ne kuotat me te larta dhe ka nje harte te fitoreve te saj, duke dhene kontributin ne qeverisjen e vendit”, - tha Ndoka. Ne festen e demokristianeve merrnin pjese kryeministri Berisha, politikane, gazetaret dhe qytetare te jetes civile ne vend.
18 Dhjetor 2007