E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i 46-te, truku ne votim shmang incidentin diplomatik ne “Eurosong”

Nje vote e vetme do te mjaftonte per t’i shpallur vajzat kosovare si perfaqesueset e Shqiperise ne “Eurosong”-un qe do te zhvillohet ne Beograd. Gjate votimit u konstatuan paqartesi lidhur me rezultatet
Nese nje tjeter anetar i jurise se Festivalit te 46-te te Radiotelevizionit Shqiptar do te kishte dhene piket maksimale per vajzat kosovare Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, atehere ne “Eurosong” mund te kishte probleme. Kjo per vete faktin se edicioni i sivjetshem i ketij festivali do te zhvillohet ne Beograd dhe perfaqesimi i Shqiperise nga dy vajza me pasaporte kosovare ne mes te Beogradit me siguri qe do te shihej nga organizatoret serbe si ndonje “provokim diplomatik”. Diferenca e vajzave kosovare me fituesen e festivalit, Olta Boka, ishte vetem 10 pike ne nje kohe qe nje anetar i jurise kishte te drejte te votonte kengen e tij te preferuar deri me 12 pike. Matematikisht eshte e vertetuar se me nje vote me shume vajzat kosovare do te beheshin automatikisht perfaqesuese ne “Eurosong”-un e Beogradit, ndersa gjate gjithe dites se djeshme nuk kane munguar “dilemat” se ne momentet e votimit nga ana e jurise “diçka ka levizur”. I sigurt eshte fakti se per publikun nuk u ofrua tabela vizive e renditjes se pikeve e per me shume shfaqja e saj ne ekran ka qene sporadike dhe thuajse e munguar. Por nese mungesa e tabeles mund edhe te justifikohet me defekte teknike, sjellja e disa anetareve te jurise naten finale zgjon te tjera dyshime lidhur me ate qe ka ndodhur gjate procesit te votimit.

Juria
Me shume se gjysma e jurise dha piket maksimale per kengetaret kosovare Flaka Kralani dhe Doruntina Disha. Por kur erdhi radha qe te votonte dhe pjesa e mbetur e jurise, deklarimi i pikeve u be konfuz. Ky fakt eshte komentuar edhe ne forumet virtuale te diskutimit te festivalit ne internet ku per rastin e votimit te anetarit te jurise Gjergj Xhuvani pretendohet se vota e tij prej tete pikesh nuk eshte pasqyruar ne tabelen elektronike qe shpalli dhe listen perfundimtare te renditjes se konkurrenteve. Nje tjeter “ngaterrese” ndodhi dhe me Rudina Magjistarin, e cila ne cilesine e anetares se jurise konfondoi ne menyre te perseritur renditjen qe ajo vete kishte bere, ndersa tabela elektronike e ofruar fillimisht ne ekran kishte kohe qe nuk po dukej. Gjithashtu me anetarin e jurise Gjergj Leka pati konfuzion pasi ai ngaterroi gati tri here renditjen qe vete kishte pergatitur ndersa askush nuk mund te siguroje nese keto ngaterresa jane pasqyruar si te tilla edhe ne tabelen elektronike, e cila u shfaq vetem pasi votimi ishte ezauruar.

Tabela
Konfuzionit te shkaktuar nga menyra e shpalljes se rezultateve nga disa anetare te jurise iu shtua dhe vonesa e dy prezantuesve te ketij spektakli per te shpallur fituesin. Per nje kohe te gjate, dy kengetaret nga Kosova gezonin nje avantazh te dukshem ndaj konkurrenteve te tjere, por me fillimin e ngaterresave gjate shpalljes se rezultateve nga disa anetare te jurise asgje nuk dihej me siguri. Edhe vete dy prezantuesit e spektaklit, Pirro Çako dhe Elsa Lila, nuk dinin te thonin me siguri gjate votimit se cili nga kandidatet ishte ne avantazh pasi, sikurse ironizuan te dy publikisht, tabela ndodhej aq larg sa ata shihnin veçse kornizen e saj e jo rezultatet. Ne fund te votimit, dy prezantuesit iu afruan tabeles ku ishin shpallur rezultatet perfundimtare dhe si rrallehere ndersa ishte mesuar dhe fituesja e festivalit (Olta Boka), prezantuesit filluan te shpallnin me radhe duke filluar nga vendi i trete. Gjithsesi, me “trukim” ose jo, i rendesishem eshte fakti se edhe pse me nje diference te vockel votash, u arrit te shmangej nje fitues qe mund t’i sillte probleme Shqiperise ne “Eurosong”-un qe do te zhvillohet ne Beograd.

Kenga fituese, destinacioni: Serbia Eurosong

Sikurse ka kater vite qe ndodh, fituesi i çmimit te pare te Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH do te perfaqesoje muziken e lehte shqiptare ne Festivalin Europian, i cili kete vit do te zhvillohet ne kryeqytetin e Serbise, Beograd. Festivali i fundit do te shenoje dhe heren e peste qe Televizioni Publik Shqiptar do te arrije te realizoje prezantimin e kenges se lehte shqiptare ne “Eurosong”. Hera e pare e prezantimit te Shqiperise ne kete kompeticion eshte shenuar ne vitin 2004, kur festivali “Eurosong” u zhvillua ne Turqi. Perfaqesuesja e pare ishte kengetarja Anjeza Shahini, e cila mban dhe rekordin e pikeve te arritura (nga nje artist shqiptar) ne kete kompeticion kontinental. Nje vit me pas, ne kete festival prestigjioz Shqiperia u perfaqesua me kengetaren Ledina Çelo me kengen “Neser shkoj”, te kompozitorit Adrian Hila dhe poezi te Pandi Laços. Ne vitin 2006, kete fat e pati kengetari Luis Ejlli me kengen “Zjarr e ftohte” te Klodian Qafokut. I rikthyer ne atdhe pas shume vitesh emigrimi, kengetari Frederik Ndoci ne maj te 2007-s shkoi ne “Eurosong” me kengen “Balada e gurit”, me muzike te Adrian Hiles dhe me vargje te Pandi Laços.

REZULTATET
67 pike - Olta Boka - Zemren e lame peng
57 pike - F. Kralani & D. Disha - Jeta kerkon dashuri
54 pike - Juliana Pasha - Nje qiell te ri
36 pike - Jonida Maliqi - S’ka fajtor ne dashuri
35 pike - Mira Konçi dhe Redon Makashi - Nen nje qiell
27 pike - Manjola Nallbani - Kjo bote merr fryme nga dashuria
23 pike - Samanta Karavello - Pse u harrua dashuria
22 pike - Greta Koçi - Naten te kerkova
20 pike - Mariza Ikonomi - Mall i tretur
11 pike - Eneida Tarifa - E para leter
09 pike - Kthjellu - Dhoma
08 pike - Agim Poshka - Kujt i them te dua
08 pike - Rosela Gjylbegu - Bote memece
05 pike - Teuta Kurti - Qyteti i dashurise
03 pike - Produkt 28 - 30 sekonda
01 pike - Kozma Dushi - Tatuazh ne kujtese
00 pike - Devis Xherahu – Endacaku

JURIA
Agim Krajka, kompozitor
David Tukiqi, kompozitor
Gjergj Leka, kompozitor
Gjergj Xhuvani, kineast
Rudina Magjistari, drejtuese televizive
Baton Haxhia, publicist
Alban Skenderaj, kantautor

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›