KLD-ja në kolaps, katër anëtarë me mandat të mbaruar
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, mbledhje për të gjetur një zgjidhje. Kreshnik Spahiu: “Mbledhja e Konferencës, pas miratimit të ligjit në Kuvend”
Laureta Rryçi
KLD-ja është futur në kolaps duke dhënë vendime me katër anëtarë me mandat të mbaruar me kohë. Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e një ligji të ri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për funksionimin e Konferencës Kombëtare Gjyqësore. Kjo ka qenë dhe arsyeja që kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ka realizuar një takim me kryetarët e gjykatave nëpër rrethe dhe aktorë të tjerë të Drejtësisë, që janë të interesuar për miratimin e këtij ligji. Gjatë takimit u tha se situata e krijuar së fundi në Kuvend, ku opozita vijon bojkotin e, për pasojë, shtyhet edhe votimi i ligjeve të rëndësishme, po rëndon situatën për mbledhjen e Konferencës Kombëtare Gjyqësore. Gjatë takimit pati dhe një përplasje deklaratash mes saj dhe nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Beçaj shprehu mendimin e saj ku në mungesë të një ligji duhet të hartonin një rregullore për të dalë nga ky ngërç. Ndërsa numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kërkoi që Konferenca të mblidhet pas miratimit të ligjit në Kuvend.
Takimi
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, thirri në një takim urgjent të gjithë kryetarët e gjykatave në rrethe dhe aktorët e interesuar për çështjet e Gjyqësorit, sikurse është EURALIUS, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Gjyqtarëve. Për shkak të mungesës së një ligji që lejon edhe mbledhjen e Konferencës Gjyqësore, nga e cila dalin anëtarët e KLD-së, aktualisht Këshilli ndodhet në krizë me katër anëtarë, mandati i të cilëve ka përfunduar. Më herët, në fundjavë, Unioni i Gjyqtarëve lëshoi i pari alarmin drejtuar KLD-së, duke kërkuar që ky institucion nuk duhet të marrë asnjë vendim për heshtjet e Gjyqësorit pa u zgjedhur anëtarët e KLD-së. “Kam qenë dhe jam e mendimit që të mundësohet sa më parë mbledhja e Konferencës për t’u dhënë zgjidhje problemeve. Në kushtet aktuale të mungesës se opozitës në Kuvend, miratimi i këtij projektligji është i pamundur”, - u shpreh nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili mbështeti projektligjin e ri dhe shprehu gatishmëri, qoftë edhe për lobing, që ky projektligj të kalojë në Kuvend në mënyrë që situata të zhbllokohet. “KLD-ja prej disa muajsh është vënë në vështirësi për të realizuar në mënyrë funksionale rinovimin e vet, për shkak të vonesave në miratimin e ligjit. Nuk na takon të paragjykojmë një votim apo mosvotim, por kemi detyrën të japim kontributin tonë, madje edhe të lobojmë që ky ligj të votohet”, - u shpreh Spahiu. Projektligji i ri duhet të miratohet me 3/5 e votave, por mungesa e opozitës e bën të pamundur diskutimin e tij në seancë në Kuvend.
Vendimi
Gjykata Kushtetuese rrëzoi disa muaj më parë projektligjin për funksionimin e Konferencës Gjyqësore si antikushtetues. Ndërkohë, projektligji i ri është jo më pak i debatuar mes gjyqtarëve për shkak se ata kërkojnë që zgjedhja e anëtarëve të rinj të KLD-së të shtrihet në të gjitha shkallët e Gjyqësorit. Gjykata Kushtetuese, brenda një muaji, mori në shqyrtim dhe dha verdiktin e saj lidhur me kërkesën Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i Ligjit Nr. 9399, dt. 12.05.2005 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare’”. Në këtë mënyrë, kjo gjykatë ka mundur që të dalë në një vendim përfundimtar, duke pranuar si të qëndrueshëm argumentet ligjore, të cilat i paraqiti komuniteti i gjyqtarëve lidhur me këtë çështje. “Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të shfuqizojë si të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin ‘Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare’”, - thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, një nga arsyet për të cilën Gjykata Kushtetuese u shpejtua në gjykimin e vet ka lidhje me zhvillimin e ngjarjeve që lidhen me zbatimin e këtij ligji dhe që si objekt kanë Konferencën Gjyqësore. Kjo pasi nëpër rrethe në atë kohë kishin filluar mbledhjet e konferencave gjyqësore rajonale, që sipas planifikimit, duhet të përfundonin me Konferencën Gjyqësore Kombëtare në dhjetor të vitit të kaluar. Për t’i prerë rrugën një procesi të kundërshtuar nga aktorët kryesorë të kësaj fushe, Gjykata Kushtetuese, duke u konsultuar edhe me ligjin themeltar të shtetit, vendosi të rrëzojë ligjin mbi të cilin funksionon ky proces. Mirëpo, pavarësisht se Ministria e Drejtësisë e ka hartuar këtë projektligj, miratimi i tij është kthyer mision i pamundur për sa kohë opozita do të vazhdojë me bojkotin e saj.
10 Nentor 2009