E Diel, 1 Nëntor 2026

"S'ka ligj qe ndalon investigimin e zgjedhjeve"

Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, deklaroi se nuk ka ligj qe e ndalon investigimin e zgjedhjeve. Deklarata e saj u be gjate zhvillimit ne Bruksel, te Konferences se nivelit te larte mbi perspektivat per ndertimin e urave te bashkepunimit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perendimor. Gjate panelit te diskutimit me teme: "Mbajtja e Ballkanit Perendimor ne rrugen e reformave: Kush po sfidon ke", e mori fjalen sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne PS, deputetja Arta Dade. Ne fjalen e saj, ajo theksoi se integrimi evropian eshte sfida me e rendesishme per Shqiperine qe nga renia e sistemit komunist. Duke u ndalur ne procesin zgjedhor zyrtarja selise roze vuri ne dukje se PS i ka kontestuar hapur shkeljet e renda dhe manipulimet masive qe u vune re ne votimet e 28 qershorit. "Ne kemi marre vendimin per ta kushtezuar hyrjen tone ne Kuvendin e Shqiperise, me hapjen e kutive te votimit dhe rinumerimin e votave ne te gjitha ato pjese te vendit ku ka kontestime dhe prova per dhune, parregullsi dhe manipulime", deklaroi deputetja socialiste. Sipas saj, me 28 qershor PD dhe Kryeministri Berisha abuzuan me votat e shqiptareve dhe me besimin e bashkesise nderkombetare. Ajo theksoi se rezultati i zgjedhjeve, ku askush nuk fitoi mazhorancen, doli pas nje procesi ku opozita u perball me dhunen e shtetit, me intimidimin e votuesve. "Sic e ka nenvizuar raporti final i OSBE/ODIHR, votat e shqiptareve u numeruan ne nje te treten e tyre keq ose shume keq. Nuk ka ligj qe e ndalon investigimin e zgjedhjeve", komentoi zgjedhjet ne Shqiperi, Arta Dade.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›