Permbytjet, zbulohet harta e demeve

Shtabi i Emergjencave zbulon harten e permbytjeve dhe demeve ne vend, pas perkeqesimit te kushteve atmosferike dhe reshjeve te vazhdueshme te shiut qe bien prej javes se kaluar. Problematike paraqitet situata ne Qarkun e Lezhes, fusha e Shkodres, nje pjese e qytetit te Vlores dhe Durresit. Prefektet jane thirrur dje, per nje raportim te situates dhe problemeve te evidentuara nga Ministria e Brendshme dhe e pushtetit lokal. Kreu i Emergjencave, Alfred Olli, eshte njohur me situaten vetem nje dite pasi ministri Lulzim Basha, inspektoi ne terren gjendjen ne zonen e Lezhes. Sipas raportimeve qe behen nga prefektet dhe nenprefektet, nderhyrje emergjente kerkohen ne Lezhe, Shkoder dhe Vlore, ku hidrovoret dalin jashte funksioni per te kryer kullimin e ujerave ne kanalizime. Per pasoje rreth 1 mije hektare toke ne te gjithe vendin figuron e zhytur nen uje dhe 60 banesa me demtime te pjesshme.
Zona me e goditur raportohet e Lezhes, me mbi 700 ha toke nen uje. Probleme ne te mbjella dhe shtepi banimi ka ne zonen e Barbullojes, Torovices, Zejmenit, Mamurrasit, Shengjinit dhe ne Blinisht. Prefekti i Lezhes ka deklaruar se situata eshte alarmante, por jo e dale nga kontrolli. Kurse si shkak i permbytjeve, evidentohet mungesa e energjise elektrike ne hidrovoret e Tales. Me e normalizuar paraqitet situata ne Kurbin, kryesisht ne Lac, por ka probleme me kanalizimet qe shpesh bllokohen. Edhe ne Fushe-Kruje e Durres dje gjendja ka qene me e qete dhe nuk ka pasur permbytje. Nderkohe situate kritike paraqitet ne Vlore qe prej dites se djeshme, ku ujerat e lumit Vjose kane permbytur pas shiut te rrembyeshem pompat e Ujesjellesit te Selenices dhe qyteti ka pasur mungese te ujit te pijshem. Po keshtu rreth 250 hektare toke gjenden nen uje dhe niveli i lumit eshte duke u rritur.
Ne Shkoder, shtabi i emergjences ka diskutuar ne lidhje me problemet e shkaktuara ne zonat e uleta te Velipojes dhe Nenshkodres, te cilat ne shume vende kane permbytje, por edhe te bllokimit te rruges ne drejtim te Dukagjinit, ku ka rreshkitur nje pjese e malit dhe eshte izoluar komuna Shales. Ministria e Brendshme ka kerkuar evidentim te cdo problemi dhe demi te shkaktuar nga permbytjet ne shkalle vendi, me qellim demshperblimin e banoreve dhe pronareve te tokave.
Vete ministri Lulzim Basha premtoi dy dite me pare se banoret do te kompensohen nga qeveria per te gjitha demet dhe inspektoi zonen e permbytur te Lezhes, duke i bere thirrje politikes qe te mos e shfrytezoje dhe keqperdore kete situate, por te bashkepunoje per zgjidhjen e saj.