E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers-Topi, "koke me koke" per bojkotin e PS

Nderkombetaret shtojne "presionin" ndaj zgjidhjes se situates politike dhe gjetjen e menyrave, per rikthimin e opozites ne Kuvend. Ambasadori amerikan ne vendin tone, Xhon Uidhers, zhvilloi dje nje takim "koke me koke" me Presidentin Bamir Topi, ku nder te tjera shprehu edhe shqetesimin per bojkotin e vijueshem te opozites. Per rreth 30 minuta, i shoqeruar edhe nga Shefi i Ceshtjeve Politike dhe Ekonomike ne po kete ambasade, Pol Polete, Uidhers bisedoi me Topin mbi ceshtjet me te fundit ne vend. Burimet bene te ditur, se nder ceshtjet kryesore te biseduara mes paleve, ishte zgjidhja e ngercit institucional dhe rikthimi i opozites ne Kuvend si e domosdoshme, ne ecurine e reformave qe i kerkohen Shqiperise ne kuader te anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Si kryetar shteti, i cili qendron mbi palet, gjate bisedes u diskutua edhe ideja e mbledhjes se mundshme te nje tryeze te gjere nga Presidenti Bamir Topi, mbi kete ceshtje. Kjo si mundesi qe do te levizte disi 'ngercin" e ngritur mes forcave te medha politike, mazhorances dhe opozites ne vend. Shqetesimi po ngrihet cdo dite nga trupi diplomatik ne Tirane, per shkak se deputetet socialiste prej me shume se dy muajsh nuk po hyjne ne Kuvend, e kane bojkotuar cdo mbledhje te komisioneve parlamentare. Gjate takimit u diskutua rreth situates politike ne vend, konsolidimit te institucioneve te pavarura, forcimit te shtetit te se drejtes, rreth gjendjes se mediave ne Shqiperi ne pergjithesi si dhe problemeve te shfaqura kohet e fundit me lirine e shtypit dhe te fjales. Nga ana e tij ambasadori Uidhers, pasi ndau te njejtat mendime me kreun e shtetit shqiptar, theksoi edhe njehere interesin e qeverise amerikane per situaten dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe te demokracise ne Shqiperine duke e konsideruar vendin tone, si aleatin me te madh te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Nga ana tjeter, gjate bisedes u diskutua edhe per marredheniet shume te mira mes dy shteteve, Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Presidenti Topi, i shprehu ambasadorit Uidhers mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe te gjithanshme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Shqiperine dhe bindjen se marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve mike e aleate, do te zhvillohen edhe me tej.

8 Ambasadore Te Bashkimit Evropian ne vendin tone, bene apel dy dite me pare qe mazhoranca dhe opozita, te gjejne gjuhen e perbashket dhe t'i japin zgjidhje bojkotit te vazhdueshem te se majtes ne vend.

2 Muaj Bojkotojne parlamentin, deputetet e Partise Socialiste. Duke mosnjohur rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit, socialistet kane braktisur cdo aktivitet parlamentar ne vend qe nga 7 shtatori.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›