Morthi i këmbëve, alkooli dhe ushqimet më yndyrë, rrezik për sëmundjen
Shkaktarët e shfaqjes së sëmundjes që me terma mjekësorë njihet si podagra dhe trajtimi i saj. Rekomandimet e mjekëve për parandalimin e kësaj sëmundje
Podagra është një sëmundje e kyçeve që në shumicën e rasteve rezulton në inflamacion të tyre që vjen pa “paranjoftim” dhe jep shumë dhimbje. Në rastet më të zakonshme është kyçi i gishtit të madh të këmbës ai që inflamohet ndaj dhe sëmundja quhet “gisht i verës port” ose podagër (që në gjuhën popullore njihet si morthi i këmbëve). Podagra shfaqet zakonisht natën pa paralajmërim. Një kyç, në rastet më të zakonshme ai gishtit të madh të këmbës dhemb, është i ënjtur dhe i skuqur. Dhimbja rritet gjatë disa orëve dhe kyçi nuk duron asnjë prekje madje as nga çarçafi. Dhimbja mund të shoqërohet me ethe, pak temperaturë dhe ndjesi e përgjithshme sëmundjeje. Kur inflamacioni pakësohet, gjë që ndodh pas disa ditësh ose një jave, lëkura rreth kyçit fillon të zhvishet. Mjeku e ka të lehtë të konstatojë podagrën kur sheh kyçin që ju ka shkaktuar dhimbje. Nga 10 persona 9 prej tyre e kanë shfaqjen e parë të sëmundjes tek gishti i madh i këmbës. Në rastet kur kyçet e ndjeshëm gjenden në disa vende njëkohësisht është më e vështirë të konstatohet podagra. Kyçi i këmbës, gjuri ose kyçi i dorës janë vende të tjera ku podagra shfaqet. Shenja e përbashkët për shfaqjen e podagrës është ardhja e papritur si dhe shërimi pas disa ditësh ose një jave. Analiza e gjakut mund të jetë një nga mënyrat plotësuese për të kontrolluar nëse bëhet fjalë për podagër.
Përhapja
Inflamacioni vjen nga që në kyçe janë krijuar kristale të acidit urik. Acidi urik është një produkt që krijohet në trup kur organizmi shpërbën një grup substancash të quajtura purina. Këto substanca janë pjesë përbërëse të të gjitha qelizave të trupit, të cilat gjenden edhe në ushqime. Nëse koncentrimi i acidit urik është shumë i lartë mund të krijohen kristale fillimisht në kyçe. Por, një tjetër vend ku kristalet mund të grumbullohen janë edhe veshkat. Këto kristale formojnë gurë në veshka. Sasia e acidit urik që gjendet në gjak varet nga sasia që krijohet në trup si dhe nga sasia e acidit që nxirret nga trupi nëpërmjet urinës. Përmbajtja e lartë e acidit urik nuk shkakton sëmundjen e podagrës në të gjitha rastet. Nga të gjithë personat që kanë sasi të lartë acidi urik në gjak, është vetëm një numër relativisht i vogël që vuan nga podagra. Kjo sëmundje është më e shpeshtë te meshkujt dhe të moshuarit. Për burrat mbi 40 vjeç, podagra është arsyeja kryesore e sëmundjes së kyçeve, domethënë kyçet zbuten, dhe enjten. Rreziku i sëmundjes rritet me moshën. Po ashtu, sasia e acidit urik rritet në përpjesëtim të drejtë me moshën e të prekurit. Femrat kanë sasi më të ulët të acidit urik në gjak deri në periudhën e menopauzës, më pas acidi urik i grumbulluar rritet edhe tek ato. Afërsisht 10-20 vjet pas hyrjes në menopauzë sasia e acidit urik të grumbulluar është e njëjtë si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
Trajtimi
Ilaçet që ekzistojnë sot në treg lejojnë mbajtjen nën kontroll të sëmundjes. Më parë mungonin mjetet efektive që mund të ulnin sasinë e acidit urik në gjak. Për rrjedhojë, përsëritjet e shpeshta të podagrës që kalonin në një sëmundje kronike të kyçeve, e cila më pas përhapej në të gjithë trupin ishin të zakonshme. Me mjekimet që ekzistojnë sot mund të mbahet sëmundja nën kontroll duke parandaluar shkatërrimin e kyçeve. Por, niveli i lartë i acidit urik nuk duhet trajtuar me medikamente në të gjitha rastet. Analizat e gjakut mund të tregojnë rritjen e acidit urik në gjak. Kjo nuk nënkupton që personi do të vuajë nga podagra. Shumica e atyre që kanë rritje të acidit urik në gjak nuk sëmuren nga podagra. Për këtë rekomandohet të diskutohen arsyet e rritjes së acidit urik në gjak me mjekun që ka rekomanduar analizën e gjakut. Mjekimi me medikamente është i nevojshëm vetëm pasi ataket e sëmundjes janë përsëritur dhe është konstatuar me siguri se bëhet fjalë për podagrën. Gjithashtu, rekomandohet të këshilloheni edhe me mjekun reumatolog, që është specialist për sëmundjet e inflamimit të kockave. Ndërsa në rastet e atakeve të veçuara të podagrës, rekomandohen mjekime që ulin inflamacionin dhe lehtësojnë dhimbjen. Kolkicina është ilaçi vjetër dhe efektiv që lehtëson inflamacionin. Nëse kolkicina ju lehtëson simptomat me siguri ju jeni prekur nga podagra. Një injeksion me kortizon ndihmon në mënyrë efektive për kurimin e podargës. Tabletat e kortizonit janë një ndihmë e mirë, por kërkojnë doza të mëdha dhe efekti nuk është i menjëhershme si në rastin e injeksionit. Por, ka edhe disa raste kur mjekimi i podargës nuk është i nevojshem. Sipas mjekëve, një atak i podagrës mund të kalojë edhe vetvetiu. Madje, ka raste kur brenda një ose dy javësh të gjitha efektet e sëmundjes janë zhdukur. Kurse në raste të tjera, duhet më shumë se një muaj që të të eleminohen të gjitha shenjat e sëmundjes.
Shkaktarët e sëmundjes
Alkooli
Alkooli është një ndër faktorët kryesor që shkakton rritjen e përqindjes së acidit urik në gjak. Pijet alkoolike, sidomos birra dhe vera përmbajnë purina që shkaktojnë krijimin e tepërt të acidit urik. Alkooli ndikon në shfaqjen e sëmundjes, sepse bllokon boshatisjen e trupit nga acidi urik.
Rritja në peshë
Rritja në peshë është një tjetër shkaktare e rritjes së acidit urik. Sipas mjekëve, sa më shumë të shtojë në peshë njeriu aq më shumë acid urik krijohet në gjak. Ushqimi që përmban shumë purina ndikon në rritjen e sasisë së acidit urik. Sasi e lartë purinash gjendet në mish, bizele, fasule, sardele, etj.
Sëmundjet e tjera
Mundësia për t’u prekur nga podagra është më e madhe nëse personi në të njëjtën kohë vuan nga sëmundje të tjera si tension të lartë të gjakut, apo nivel të lartë të yndyrave në gjak. Këto sëmundje nënkuptojnë që sasia e acidit urik në trup është relativisht e lartë dhe mundësia që ai të kristalizohet në eshtra e kyçe rritet.
Medikamentet
Medikamentet mund të rrisin acidin urik në gjak. Ndër to përmenden ilaçet që ulin sasinë e lëngjeve në trup si dhe ato që përdoren për sëmundjet e tensionit të lartë ose ato kardiake. Megjithatë, rritja e sasisë së acidit urik e lidhur drejtpërdrejtë me ilaçet nuk është aq e lartë sa të japë probleme të sëmundjes së podagrës. Aspirina në doza të vogla ndikon në rritjen e acidit urik.
Trashëgimia
Trashëgimia gjenetike rrit mundësinë për t’u prekur nga podagra. Kjo për arsyen se mënyra sesi acidi urik krijohet dhe përpunohet nga trupi komandohet nga gjenet. Nëse dikush nga familja juaj ka vuajtur nga kjo sëmundje rreziku për tu prekur është i madh.
Kombinimi stres dhe alkool
Ky kombinim mund të nxis shfaqje të dukshme të podagrës. Ndër aktivitetet stresuese mund të përmenden një operacion ose një infeksion i fuqishëm. Gjithashtu, shfaqja e podagrës mund të ndodh edhe kur njeriu ha sasi të madhe ushqimi të pasur me proteina (si mish) dhe në të njëjtën kohë pi sasi të konsiderueshme alkooli.
Parandalimi
Sipas mjekëve, nëse duam të parandalojmë podagrën duhet të përpiqemi të jemi të ndërgjegjshëm për disa gjëra. Këshillohet pirja e sasive jo të mëdha të pijeve alkoolike, duke e kombinuar pirjen me ngrënie ushqimesh të pasura me proteina. Këshillohet gjithashtu, pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi.
Nëse vuani nga sëmundjet e zemrës duhet të këshilloheni me mjekun për sasinë e lëngjeve që duhet të konsumoni.
Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së podagrës.
Nuk rekomandohet rënie drastike në peshë, sepse mund të sjelli shfaqjen e podagrës.
Sasia e purinave në ushqim ndikon në rritjen e sasisë së acidit urik në gjak. Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.
19 Qershor 2009