E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja shkarkon tre gjyqtarët e Delijorgjit

Ministri i Drejtësisë kishte kërkuar procedimin dhe shkarkimin e tyre

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD-ja) ka shqyrtuar dje dhe ka votuar pro kërkesës së Ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj për procedimin disiplinor dhe ëpr shkarkimin e tre gjyqtarëve të çështjes “Delijorgji”, të ish-Gjykatës së Apelit Ushtarak të Tiranës.
Kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, e shqyrtoi dje në mbledhjen e tij.
Burime të KLD-së, bënë ët ditur se, Ministri i Drejtësisë kishte paraqitur para Këshillit të Lartë të Drejtësisë në datën 9 korrik 2008 kërkesat për procedim ndaj gjyqtarëve të ish-Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë Ylli Minka, Naum Pejo dhe Shaqir Gradica duke kërkuar shkarkimin e tyre në bazë të Nenit 147 pika 6 e Kushtetutës.
Këta gjyqtarë, në gjykimin e zhvilluar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës kanë lejuar shkelje të dispozitave urdhëruese proçeduriale të cilat kanë passjellë pasoja të rënda në procesin e dhënies së drejtësisë në çështjen penale ndaj të pandehurit Mihal Delijorgji i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë” të parashikuara nga nenet 190/1 dhe 174 të Kodit Penal.
Në mbledhjen e KLD-së të zhvilluar dje, Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj parashtroi dhe argumentoi arsyet e procedimit disiplinor të tre gjyqtarëve duke kërkuar shkarkimin e tyre.
Në përfundim të shqyrtimit të procedimit disiplinor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë diskutoi dhe votoi në favor të kërkesës se Ministrit të Drejtësisë .
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›