E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD, kater kandidaturat per dy vende vakant, ende ne shqyrtim

Ngrijne ne Kuvend propozimet per kandidatet e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise. Dy kandidaturat e mazhorances se miratuara ne Komisionin e Ligjeve me votat e deputeteve te mazhorances, Rustem Gjata dhe Alfred Karamuco, nuk po kalojne ne Kuvend per votim, per shkak se ende nuk jane shqyrtuar propozimet e opozites, Zana Tartari dhe Maksim Haxhia. Dy kandidaturat e fundit nuk kane vetem mbeshtetjen nga opozita, por edhe aleatet e djathte. Ata duhet te kalojne per votim brenda javes se ardhshme, ne fillim ne Komisionin e Ligjeve dhe me pas ne Kuvend, ne te kundert do t’i mbeten sesionit te ardhshem te Kuvendit per t’i marre ne shqyrtim. Opozita ka kundershtuar ashper kandidatet e mazhorances, duke kritikuar njerin prej tyre, Rustem Gjaten, si nje person me dosje, jo te denje per KLD. Por, mazhoranca jo vetem qe nuk terhiqet nga Gjata, por do e mbeshtese si nje kandidature te mire. Nga ana e tij, edhe Gjata nuk pranon se eshte terhequr nga gara per postin vakant ne KLD. Perkundrazi, u shpreh se do te qendroje deri ne fund ne te, duke akuzuar madje opozites per akuza te paqena, te qellimshme dhe aspak normale ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›