PD: Prokuroria e Pergjithshme, te jete ne varesi te ekzekutivit
Mazhoranca eshte e gatshme te rihedhe hipotezen e saj per kalimin e Prokurorise se Pergjithshme ne varesi te ekzekutivit. Nje propozim te tille e ka bere publik, anetari i Kryesise se PD, deputeti Aleksander Biberaj, per te cilin kjo ceshtje mund te diskutohet ne kushtet kur reforma ne sistemin e drejtesise eshte ne prag. “Nuk perjashtohet mundesia e diskutimit pergjate reformes te kalimit te Prokurorise se Pergjithshme ne varesi te ekzekutivit”, thekson deputeti i PD-se, duke shtuar se kjo ide eshte hedhur edhe dy vjet me pare. Ai u shpreh se reforma ne drejtesi duhet te shoqerohet dhe me nderhyrje ne Kushtetute per te limituar edhe mandatin e Kryeprokurorit. Kreu i organit te akuzes, per njeriun me te afert te Berishes, nuk mund te kete nje mandat te pakufizuar ne qendrimin e tij ne kete pozicion. Por, sipas Biberajt, kjo reforme, pervec Prokurorise se Pergjithshme duhet te mbeshtetet edhe ne reformimin e KLD-se, gjyqesorit dhe segmenteve te tjera te drejtesise. “Reforma duhet te perfshije te gjitha institucionet e sistemit te drejtesise, dhe konkretisht, nese flasim per institucionin e Prokurorit te Pergjithshem, aktualisht kemi nje prokuror me mandat te perjetshem. Nje nga detyrat e reformes do te jete edhe percaktimi i mandatit te tij si e kane edhe vende te tjera”, deklaroi deputeti i PD-se, Biberaj.
F.M