“Perzgjedhja e gjyqtareve, e gabuar”
Artan Cena
Menyra e zgjedhjes, emerimit dhe shkarkimit te gjyqtareve, nuk eshte bere sipas procedurave te rregullta. Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, paralajmeron se reforma ne gjyqesor do te nise qe nga rruget e perzgjedhjes se gjyqtareve. Ndersa kreu i institucionit deklaroi se mirepret strategjite e opozites per reformen ne drejtesi dhe zbatimin e tyre. Gjate nje takimi me ambasadorin britanik ne vendin tone, Fraser Wilson, Alibeaj ka mbajtur edhe pozicionin politik, duke thene se mazhoranca do te pranoje cfaredolloj propozimi qe mund te vije nga opozita ne lidhje me reformen. Ministri ka trajtuar ndryshimin e ligjit per organizimin e Keshillit te Larte te Drejtesise.
Gjate takimit me kryediplomatin britanik ne Tirane, kreu i dikasterit, Enkelejd Alibeaj, cilesoi si prioritet dhe angazhim te tijin reformen ne drejtesi. “Koncepti im per kete reforme fokusohet se pari ne reformen ligjore dhe me pas ne ate strukturore. Te gjitha ligjet kryesore te reformes kerkojne shumice prej ¾ ne parlament per t’u miratuar. Mazhoranca dhe qeveria jane te hapur per cdolloj bashkepunimi, duke pranuar cdo strategji te ofruar edhe nga opozita”, tha ministri. Alibej ka shtuar se ne pozicionin e ministrit te Drejtesise eshte i hapur per t’i dhene sinjal opozites per te diskutuar idete, duke krijuar nje proces te hapur. Gjithashtu, ai ka folur edhe per menyren e perzgjedhjes se gjyqtareve, duke paralajmeruar ndryshimin e procedurave dhe forcimin e rregullave per te shmangur abuzimet.
Nga ana e tij, ambasadori Wilson ka vleresuar hapat e hedhur per reformen ne drejtesi. Ai ka shprehur interes per t’u njohur me prioritetet e ministrit te Drejtesise ne detyre. Gjithashtu eshte diskutuar dhe ne lidhje me bashkepunim kunder krimit te organizuar qe ka te beje me shqiptaret qe ndodhen ne Britanine e Madhe, apo dhe me shqiptaret qe kerkohen nga drejtesia britanike dhe qe fshihen ne Shqiperi.
Gjyqet civile, mbi 70 per qind
Pervec diskutimeve ne lidhje me reformen, ministri i Drejtesise ka dhene dhe disa shifra qe kane te bejne me ceshtjet gjyqesore. "Rreth 70 per qind e ceshtjeve gjyqesore ne Tirane jane me pale shtet-individ dhe kane si objekt taksat, tatimet apo kthim pronash. Gjykimi i ketyre ceshtjeve kerkon shpejtesi dhe efikasitet si dhe zgjidhje te menjehershme te konfliktit midis shtetit dhe individit”, tha kreu i dikasterit. Madje, ai ka cituar se krijimi i nje gjykate administrative eshte i domosdoshem. “Nje gjykate e posacme, me procedura te shpejta, me gjyqtare te trajnuar dhe me kushte te pranueshme fizike, do te ishte shume e nevojshme”, ka thene ministri, ne lidhje me problemet ne gjyqesor.