E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i medias për transmetimet, debate mazhorancë-opozitë

Përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit që lidhen me transmetimet me zë dhe me figurë kanë qenë pjesë e një seance dëgjimore në komisionin e medias. Duke sjellë në vemendje të parlamentarëve problematikën e evidentuar në hartimin e këtij ligji, kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj ka garantuar se komisioni do të jetë i vëmendshëm ndaj të gjitha kërkesave, në mënyrë që të hartohet një ligj sipas standarteve europiane.
 

E pranishme në këtë komision drejtoresha e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Endira Bushati ka folur për mangësi në hartimin e ligjit, sa i përket transmetimeve analoge dhe dixhitale.
 

Pas seancës dëgjimore në komision, deputetët janë angazhuar për të marrë në konsideratë propozimet e bëra nga grupet e interesit për hartimin e këtij ligji, i cili ka një kohë të gjatë që është sjellë në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›