KLD në gjykatën e Elbasanit, Spahiu kritika: Duhet politikë e fortë penale

Elbasan, 15 shkurt, NOA Një furi kritikash
është lëshuar mëngjesin e sotëm ndaj ekipit të gjykatës së Elbasanit, prej
drejtuesve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët kanë mbërritur aty për
të kryer një inspektim.
Numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu, u ka
pohuar gjykatësve të këtij qyteti se kërkohet politikë e fortë penale dhe se duhet
punuar me më shumë efikasitet.
Sipas Spahiut, Elbasani paraqet mjaft probleme
në lidhje me çështjet e drejtësisë si zonë, prandaj edhe përgjegjësia e punonjësve
të këtij sektori duhet të jetë në maksimum.
Mos shkelni të drejtat e palëve në gjykim,
ka qenë thirrja që Spahiu u la bërë gjykatësve të Elbasanit, duke mos denjuar që
të fshehë ndaj tyre edhe kritikat për paaftësi dhe anësi në gjykimet e tyre.
Vjedhjet dhe prostitucioni janë të përhapura
në Elbasan, tha ai më pas, duke argumentuar faktin se përse në këtë zonë të
vendit kërkohet një politikë e fortë penale.
n.e/NOA