Vodhi arkën e xhamisë, paditet nga roja

Korçë, 15 shkurt, NOA Një 18 vjeçar nga Devolli
është paditur nga roja i xhamisë për vjedhjen e 7 mijë lekëve të reja.
Komisariati i Policisë Devoll bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur dy ditë më
parë, por vetëm pas hetimeve dhe mbledhjes së provave është bërë e mundur nisja
e procedimit penal, ne gjendje të lirë për autorin.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në datën 12
shkurt dhe 18 vjeçari me inicialet A.C, është kallëzuar në polici nga roja i
xhamisë, Alqi Shaholli.
Shaholli kallëzon se është vjedhur arka e
xhamisë, ku janë marrë 7 000 lekë të reja. Policia sqaron se nga institucionet
përkatëse janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet
do ti kalojnë Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
xh/NOA