E Shtunë, 31 Tetor 2026

U vihet zjarri dy mobilerive, dyshohet se ka qenë i qëllimshëm

Elbasan, 15 shkurt, NOA Dy mobilerive në
qytetin e Elbasanit u është vënë zjarri dhe për një fakt të tillë, grupi
hetimor dyshon se ai ka qenë i qëllimshëm. Lajmi konfirmohet për agjencinë e
Lajmeve NOA, nga burimet policore të Elbasanit, sipas të cilave këto mobilieri
figurojnë të jenë në pronësi të personave me inicialet S.M, 56 vjeç dhe E.B, 29
vjeç. Nga veprimet e para proceduriale të kryera nga
grupi hetimor i cili u paraqit menjëherë në vendngjarje, rezultoi se janë
djegur disa mobilje si dyshekë, krevate
fëmijësh dhe dhoma gjumi.

Mendohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht
dhe po punohet për të përcaktuar shkakun e rënies së tij si edhe identifikimin
e kapjen e autorit të ngjarjes.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit
për veprime të mëtejshmë për veprën penale Shkatërrimi i pronës me zjarr, e
cila parashikohet nga neni 151 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›