E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD nje subjekt elektoral

Prej kohesh zv./kryetari i KLD-se ka nisur nje fushate ose me mire ta quajme nje numer aktivitetesh qofte ne forme takimesh me gjyqtaret e rretheve te ndryshme qofte me studentet e universiteteve dhe se fundi me pjesemarrje ne debate publike televizive ne lidhje me ceshtjen e shume debatuar te regjistrimit te popullsise.


Jo rralle sipas shtypit te perditshem ka qene pikerisht ai qe ka therritur ne debate televizive perfaqesues politike te partive te caktuara ne Shqiperi.


Per te larguar cdo dyshim lidhur me qellimet e kesaj analize te cilat do te shtjellohen pak me poshte e gjykojme te arsyeshme per ti dhene qysh ne fillim pergjigje nje pyetjeje qe ka te beje me temen apo ceshtjen per te cilen diskutohet. Po.


shte teper e rendesishme dhe e lidhur drejtpersedrejti me sigurine kombetare te vendit. Po. Do te ishte e udhes qe regjistrimi i popullsise te realizohej ne menyre te tille qe te mos linte vend per subjektivizem. Perkundrazi do te duhej qe te bazohej ne dokumentacionin e gjendjes civile ne Shqiperi.


Po. Kjo teme nuk duhet neglizhuar per asnje moment. Ne te ardhmen e afert rezultatet e ketij rregjistrimi keshtu sic eshte menduar te realizohet sot do te sherbejne si nje shkak per perballjen e kerkeses per integrim te plote ne BE te Shqiperise me kushte te cilat mund te rrezikojne me permbushjen e tyre integritetin territorial te Shqiperise. Pra teza qe po mbron ne publik zv./kryetari eshte e drejte.


Per me teper per te dhene edhe nje here mendimin pro trajtimit te ketij problemi nga ana e strukturave te shtetit e tregon fakti se po e quaj ceshtje te sigurise kombetare dhe as patriotizem qe natyrshem do te ishte por nuk po e quaj as nacionalizem qe ne te tilla raste mund te merrte nje konotacion te ndryshem jopozitiv per aktivistin ne fjale. Por nje teze e drejte duhet edhe mbrojtur ne menyre te drejte dhe nga subjektet e duhura per kete.


Ne te kundert rrezikojme qe duke zgjidhur nje problem te madh sic eshte rasti i rregjistrimit te popullsise te hapim nje po aq te madh ne lidhje me shtetin e se drejtes dhe demokracine.


Ne lidhje me kuptimin e ketyre ceshtjeve te fundit mendojme se fushata ne fjale ve ne rrezik disa nga parimet kryesore te shtetit te se drejtes. Pa dashur te lodhim publikun e gjere me referenca ligjore te cilat nuk jane te pakta mund te shtjellojme me rradhe si me poshte.


Zv./kryetarit te KLD-se dhe ne pergjithesi ketij organi nuk i lejohet te behet pjese e diskutimeve me karakter politik aq me teper kur kjo nuk ka lidhje me detyrat kryesore qe ligji i njeh ketij organi si nje i tille qe ne doktrine njihet jo rralle si nje qeverisje e gjyqesorit. eshtja e regjistrimit te popullsise apo dhe ligji mbi gjendjen civile jane ne fakt ceshtje me natyre te paster politike dhe mbi te gjitha produkte te politikes.


Per shkak te ndarjes se pushteteve ligji ne fjale ne te cilin me te drejte jane konstatuar probleme eshte fryt i vullnetit te legjislativit pra i popullit ne menyre indirekte. Nese vullneti popullor si jo vetem ne kete rast nuk perputhet me ate te perfaqesuesve te tij sistemi yne kushtetues ka mekanizmat e duhura qe nje gje e tille te ndreqet.


Gjithashtu ne te njejten logjike argumentimi se zv./kryetari po sillet si nje qytetar i thjeshte dhe jo nen veshjen e tij kushtetuese nuk qendron dhe kjo per faktin e thjeshte se shume nga takimet qe ai ka zhvilluar deri me sot sidomos me gjyqtaret jane te organizuara si aktivitete te Keshillit te Larte te Drejtesise. Nuk eshte bere me dije nese vete ky Keshill e ka trajtuar ndonjehere kete problem dhe nese ka marre ndonje vendim per ti deleguar zv./kryetarit nje detyre te tille.


Kujtojme ketu se Keshilli i Larte i Drejtesise eshte nje organ kolegjial. Por edhe etika e nje institucioni te tille me vlera kushtetuese nuk do te duhej tia bente te mundur perdorimin e ketyre aktiviteteve per diskutime te kesaj natyre.
Nje tjeter element i rendesishem eshte edhe ai i pavaresise se gjyqesorit.


E kam fjalen ketu kryesisht per pavaresine e gjyqtarit ne realizimin prej tij te funksionit gjyqesor. Sikurse dihet doktrina kushtetuese por edhe legjislacioni kushtetues shqiptar i japin nje rendesi te madhe ketij parimi.


Sipas tij gjyqtari vendimmarrjen e tij gjate zbatimit te normes se pergjithshme ne trajtimin e nje kontradikte konkrete e bazon vecse ne ligjet ne fuqi dhe vullnetin e tij. Kjo duhet te ndodhi ne pavaresi te plote qofte nga palet qofte nga ekzekutivi qofte nga legjislativi. Vetem nje gjykate me e larte do te mund te ndryshoje ose jo vendimin e tij.


do sugjerim i ardhur nga cfaredo instance per menyren e trajtimit te nje kontradikte pervec praktikes gjyqesore te Gjykates se Larte do te ishte pa as me te voglen medyshje nje shkelje e hapur e pavaresise se gjyqtarit.


Ne kete kuptim sugjerimet qe zv./kryetari i KLD-se u jep te pakten sipas shtypit gjyqtareve te rretheve te Shqiperise per trajtimin e kerkesave qe kane te bejne me ceshtjen e ndryshimit te kombesise jane ne kundershtim te hapur me parimin e mesiperm. I te njejtes natyre eshte edhe sugjerimi per tiu drejtuar ose jo gjykates kushtetuese.


Sigurisht ne perputhje me ligjet ne fuqi cdo gjyqtar ka te drejte te pezulloje nje gjykim te caktuar dhe ti drejtohet ne rruge incidentale gjykates kushtetuese por kjo nuk duhet te vije si nje sugjerim nga perfaqesuesi i larte i nje organi te cilit kushtetuta dhe ligji nuk ia njohin kete te drejte.


Me veprimet qe kryen zv./kryetari i KLD-se shkel jo vetem etiken profesionale dhe institucionale por ben edhe nje shkelje te hapur ligjore.


Ne kohen kur ai iu turret virtualisht gjyqtareve qe kane apo mund te kene dhene vendimet perkatese per nderrimin e shtetesise duket se harron se neqoftese ata gjyqtare qe kane shkelur ligjin neser do te duhet te paraqiten perpara KLD-se per tu gjykuar dhe nje gje te tille zv./kryetari i KLD-se e ka per detyre ta beje secili prej tyre ka te drejten per te kerkuar perjashtimin e zv./kryetarit nga gjykimi i ceshtjes se tyre prej KLD-se.


Sepse sikurse dihet ne trupin gjykues ne rastin e gjyqtareve te proceduar KLD-ja nuk mund te marri pjese nje person ne kete rast zv/kryetari i nderuar i KLD-se per shkak se ai e ka shprehur mendimin e tij perpara procesit. Ky eshte parimi i gjithenjohur i papajtueshmerise ne procedim.


Per me shume se kaq drejtesia shqiptare ka probleme aq te shumta e aq te veshtira sa do te duhej qe ky organ mos kish kohe as te merrte fryme por ne rradhe te pare vete sistemi kushtetues qe po ndertojne ne thelb te te cilit qendron shteti i se drejtes pra ndarja e pushteteve dhe pavaresia e gjyqesorit e bejne ne menyre imperative ndalimin e te luajturit te nje roli qe u takon aktoreve dhe pushteteve te tjera ne vend.


shte e vertete se ceshtja e mbrojtur eshte e drejte dhe mjaft e rrezikshme por kjo nuk do te thote aspak qe me mbrojtjen e saj te hapim dhe krijojme precedent teper te rrezikshem per zhvillimin dhe konsolidimin e demokracise shqiptare ende te papervoje.


Qytetari i thjesht me kohe do te kuptoje se kur organe te caktuara dalin nga kufijte qe iu njeh ligji edhe pse per te mbrojtur nje ceshtje te drejte behen potencialisht te rrezikshem pikerisht per te ne rradhe te pare. Ndaj atij i takon per aq sa ka mundesi qe pervec entuziazmit te natyrshem qe te krijon diskutimi i nje ceshtje me natyre kombetare te ruaj kujdesin dhe vigjilencen per te kuptuar nese kjo behet nga subjektet e duhura.


Dhe pervec kesaj jane problemet e drejtesise ato qe kerkojne nje vemendje me te madhe. shte kjo e fundit qe po i krijon ngerce jo te vogla qytetarit ne jeten e tij te perditshme dhe perpjekjet per nje integrim ne familjen europiane. Dhe KLD-ja ka nje rol te madh per te luajtur ne kete rast.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›