Plagosja e prodhuesit zbuloi laboratorin e minave

TIRAN - Konfliktet dhe mosmarreveshjet mes dy te arrestuarve qe perfunduan me plagosjen e njerit prej tyre zbuluan laboratorin e prodhimit te bombave me celular ne rrugen e Elbasanit. Endri Hametaj 28 vjec nga Tirana banues ne rrugen Budi denuar me pare per plagosje te rende me dashje mbeti i plagosur nga shoku i tij Artan Hasani 38 vjec banues po ne rrugen Budi ne apartamentin e nje pallati perballe atij te cilit u gjet laboratori i minave me celular.
Nderkaq ne lidhje me prodhimin dhe montimin e bombave me celular policia e kryeqytetit shpalli ne kerkim nje person te trete i cili mendohet se eshte bashkepunetor me dy te arrestuarit ne prodhimin dhe montimin e bombave me celular ne kryeqytet ne banesen e Endri Hametajt banues ne rrugen Budi ne nje apartament qe ndodhej fare prane ambasades se SHBA-se ne kryeqytet.
Emri i te kerkuarit nuk u be i ditur nga policia por sipas tyre ai dyshohet te jete po aq pergjegjes ne veprimtarine e prodhimit te minave me celular sa edhe dy te arrestuarit. Te premten ne mbremje mesohet se dy personat e arrestuar kane pasur nje konflikt me njeri-tjetrin per motive ende te panjohura ne apartamentin e Endri Hametajt ku edhe ishte vendosur edhe laboratori i prodhimit te minave me celular. Nje pjese e laboratorit ishte vendosur ne ate vend per shkak se familja e Hametajt ishte e vendosur ne SHBA prej dhjete vitesh ndersa ai vete mesohet se eshte kthyer nga SHBA rreth nje vit me pare per te filluar studimet ne fakultetin e Gjuheve te Huaja per Anglisht.
Pikerisht ne banesen e tij sipas burimeve te policise ka ndodhur edhe konflikti mes Hasanit dhe Hametajt ndersa policia thote se ata pasi jane konfliktuar ne shtepi kane dale edhe ne korridorin e katit te peste te pallatit. Konfrontimi fizik mes tyre sipas banoreve te pallatit ka qene i dukshem pasi vazot e luleve aty ishin te hedhura dhe dheu ishte i derdhur. Nderkaq pas grindjes mes tyre mesohet se Hasani me nje arme zjarri pistolete ka plagosur ne kembe mikun e tij Endri Hametaj. Ngjarja mesohet se ndodhi te premten ne mbremje vone dhe menjehere Hametaj eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet ku edhe i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale.
Menjehere pas mberritjes se tij ne spital kane mberritur edhe efektive te policise se komisariatit te Policise nr. 3 dhe me pas ata te zyres se hetimit te vrasjeve te cilet nisen hetimet. Fillimisht i plagosuri pretendoi se ishte veteplagosur por nuk pranonte te jepte vendin e sakte dhe as rrethanat e plagosjes. Ky qendrim ka bere qe policia te dyshoje dhe te thelloje me tej hetimet dhe te kryejne nje kontroll mengjesin e te dieles ne banesen e te plagosurit Hametaj. Pas shperthimit te baneses policia zbuloi laboratorin e prodhimit dhe te perpunimit te minave me celular duke bllokuar materialet qe sherbenin per prodhimin e minave me celular. Policia tha se dy te arrestuarit si dhe personi i trete i shpallur ne kerkim tashme akuzohen per akuzat e vrasjes me dashje Trafikimit te armeve dhe municioneve veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes etj.
Artan Hasani 38 vjec
Endri Hametaj 28 vjec
Objektet e Sekuestruara
Dy arme zjarri pistolete tip Berete te prodhimeve te huaja.
Mbajtese fishekesh me 14 cope fisheke te kalibrit 9 mm.
35 cope fisheke te modeleve te ndryshme
Dy kreher pistolete me kaliber 9 mm.
Nje Selenciator qe perdoret per armet pistoleta.
20 cope kapsolle elektro-detonatore
3 kg lende eksplozive
8 cope bateri 1.5 volteshe
22 aparate celulare se bashku me karta Sim
Nje sasi parash prej 5000 euro.
Pese ora dore te llojeve te ndryshme.
Nje kompjuteri i markes IBM.
17 disqe CD me pamje filmike te ndryshme
Nje pajisje e llojit AVI se bashku me nje mekanizem metalike me lupe.
Pranga hekuri dhe tabele ndalim qarkullimi.
22 karta Sim te Kompanive telefonike Vodafon AMC e Eagle Mobile.
16 bateri te lidhura me fije teli te kapsollave detonatore.
Pinca kacavida dylbi aparat fotografik etj.
Pajisje elektronike ne forme radio me antene.
Pulte elektronike per komandim ne distance.
Pajisje elektronike per nderprerje vale telefonike.
Si dhe thika metalike.