E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutacioni i demokracise

Bota serish vlon. Shtetet qe pretendonin se ishin demokratike filluan te rrenohen njeri pas tjetrit ashtu si paraprakisht shtetet te ndertuara mbi parimet e komunizmit. Kjo krize ngulfatese u shfaq ne shtetet arabe me tendence qe te shtrihet gjithandej ku jetojne popuj te besimit islam.


Per se deshtojne keto shtete cilet jane arsyet dhe si do te perfundoje i gjithe ky proces qe rrenon jo vetem shtetin por edhe shoqerine sidomos parimet etike Pyetja eshte e lehte por pergjigja vazhdon te mbetet shume e rende.


Sipas te gjitha gjasave behet fjale per deshtimin e shteteve jo funksionale.
Ne fillim te shekullit XX permes revolucioneve dhunes se eger u rrenuan shtetet perandorake kapitaliste Rusia Cariste Perandoria Otomane dhe ajo Austro-Hungareze. Ne germadhat e tyre u krijuan shtete te reja perandorake te formatit te BRSS-se mini-perandorake Jugosllaviaeko-Sllovakia etj. si dhe shtetet nacionale Austria Hungaria Turqia Polonia Shqiperia etj.


Sic dihet ky formacion ideologjik shoqeror BRSS-ja ne fillim akumuloi dhe stimuloi te gjitha kapacitetet krijuese individuale edhe grupore regjisore letrare piktore kompozitore shkencetare... qe te japin kontributin e tyre ne ndertimin e shtetit me human dhe me solidar ndaj varfanjakeve ose proletareve sic quheshin ne ate kohe. BRSS ne ato fillime pat sukses te jashtezakonshem. I gjithe populli ishte i mobilizuar ne kuader te projektit per krijim te shtetit dhe njeriut te ri.


Ky mobilizim e beri BRSS-ne superfuqi qe gati 8 dekada ishte bashkerendese e denje e SHBA-ve ne te gjitha fushat pos ne ekonomi. Te gjitha utopite ne fillim llamburitin por ne fund zhyten ne erresire.


Ndeshja ndermjet tregut te lire dhe tregut te kontrolluar te planifikuar perfundoi me fitoren definitive te konceptit te tregut te lire. Kjo fitore ishte epilog i pritshem ngaqe analizat ne vazhdimesi tregonin se koncepti sovjetik do te pesoje kolaps.


Por shkak i implozionit te formacioneve komuniste shoqerore nuk ishte vetem deshtimi i faktorit ekonomik por edhe i nje vargu te faktoreve qe i takojne korpusit te te drejtave dhe te lirive te njeriut vrasjet masive pastaj rritja e pakontrolluar e burokracise mos respektimi i ligjit represioni i vazhdueshem internimet pastrimet etnike te elementeve jo luajale jo sllavet etj.


Konceptet ideologjike te ashteruara komuniste humben betejen historike nga koncepti i shoqerive te hapura liberale.


Kjo humbje ishte spektakolare e menjehershme dhe gjitheperfshirese. Komunizmi jo vetem qe humbi betejen nga bashkerendesi me i forte liberalizmi por njekohesisht humbi edhe besueshmerine dhe kohen.


Orvatjet per ta kompensuar kohen e humbur perfunduan me renien e institucioneve qe u bene pre e makuterise se pasanikeve rishtare qe korruptuan cdokend. Tranzicioni politik i shoqerive postkomuniste perfundoi me rrenimin e moralit dhe krimin e organizuar me shkelje drastike te drejtave te njeriut.


Politikologu amerikan F. Fukujama si vazhdues i filozofise eskatologjike te Hegelit A. Kozheevit sidomos Osfald Shpenglerit dha shpjegimin filozofik te ketyre proceseve fillimisht ne esene Fundi i historise pastaj ne librin Fundi i historise dhe njeriu i funditThe End of History and the Last Man botuar ne vitin 1992.


Ne kete liber Fukujama i mahnitur nga shperberja e papritur e formacioneve totalitare moniste shoqerore konstaton se ne garen historike ndermjet modeleve te ndryshme shoqerore doli fitues koncepti i demokracise liberale. Me kete fitore sipas tij procesi historik merr fund. Autori i ketij shpjegimi ne menyre implicite sugjeron idene se vetem qyteterimi perendimor krijon histori procesin qe shenon ndryshimet e koncepteve per rregullim sa me te persosur te shoqerise.


Keto koncepte ngjallen shume debate jo vetem ne qarqe intelektuale por edhe ne ato politike qe deshmon se ne shoqerite perendimore ekziston nje nderveprim bashkepunim ndermjet klases politike dhe asaj intelektuale.


Pushteti megjithate ka kujdes se si do te sillet ndaj vleresimeve te qarqeve intelektuale qe i hulumtojne thellesisht tendencat shoqerore-politike ekonomike per ti parandaluar krizat qe u kanosen shoqerive te hapura. Intelektualet perendimore ende jane te bindur se mendimet e tyre kane ndikim ne politike.


Ndertimi i shtetit mbi parimet e lirise eshte megjithate projekt sa i veshtire po aq mahnites ngaqe ne kushte te lirise arrihet ndertohet stabiliteti i shtetit dhe siguria e qytetareve sic eshte rasti me SHBA-te. Nga ana tjeter eshte shume lehte te ndertohet shteti dhe siguria mbi premisat e dhunes frikes sipas standardeve tipike per shoqerite e mbyllura. Por keto formacione shoqerore deshtojne ne menyre tragjike.


Rrenimi i formacioneve jo demokratike shoqerore kushtimisht te quajtura komuniste megjithate dallon nga menyra e ndertimit te shtetit. Rrenimi gjithmone eshte me i lehte sesa ndertimi. Koncepti demokracise liberale mbase ishte faktori kryesor i deshtimit te formacioneve te mbyllura shoqerore por ndertimi i shtetit mbi parimet liberale sipas te gjitha gjasave do te mbetet proces i veshtire.


Popujt qe nuk kane tradita demokratike ne perzgjedhjen e perfaqesuesve ne respektimin e ligjit hasin ne veshtiresi te shumta ne ndertimin e shtetit. Shpeshhere demokracia shnderrohet ne procedure formale ngaqe strukturat e vjetrat shoqerise manipulojne me zgjedhjet.


Permes nje inzhinjeringu perfid elektoral ose permes presioneve frikesimit vjedhjes apo blerjes se votave rregullohen rezultatet keshtu qe ne skenen historike shfaqen mutantet politike qe tregojne imunitet ndaj kerkeses per respektim te standardeve demokratike. Kjo aftesi per mutacion te formave te vjetra te politikes rrenon shtetin ligjor demokracine prodhon korrupsionin krimin e organizuar modifikimin e lojalitetit.


Ne shoqerite shume-etnike shfaqet fenomeni i jo luajalitetit te bashkesive te menjanuara etnike ndaj shtetit nderkaq ne shoqerite nje-etnike kjo dukuri shfaqet ne trajten e jo luajalitetit te grupeve te ndryshme te interesit prej atij familjar e deri tek ai partiak.


Fitorja perfundimtare e konceptit demokracise liberale qe me aq entusiazem e peruroi Fukujama megjithate do te duhet te prese deri sa te krijohet ndergjegjia per liri. Pervoja historike deshmon se liria e prodhon demokracine nderkaq kjo e zgjeron hapesiren e lirise.


Fundi i shekullit XX u karakterizua me kolapsin e papritur politik ekonomik dhe moral i formacioneve te ashtuquajtura komuniste.


Dekada e pare i shekullit XXI paralajmeron rrenimin kaotik te shteteve me popullsi dominuese myslimane. Kriza e legjitimitetit te shtetit fillimisht u shfaq ne Algjeri ku me procedura demokratike verdiktin e popullit moren forcat politike te proveniences radikale islamike qe nxiti luften qytetare. Derisa ne Algjeri lufta qytetare thellohej regjimet e shteteve te tjera arabe shnderroheshin ne monarki trasheguese.


Presidentet e zgjedhur nga populli shnderroheshin monarke nderkaq femijet e tyre ne pretendente te fronit.
Trazirat aktuale ne Algjeri Libi Egjipt Jemen etj paralajmerojne nje krize te vecante qe nuk mund te cilesohet as si krize sociale as fetare madje as politike. Protestuesit ende skane dale me nje platforme politike sociale apo fetare. Kjo sidomos vlen per Libine ku fale burimeve te naftes siguria mireqenia sociale ka qene ne nivel.


Analistet qofshin ata me bindje islamiste apo liberale pajtohen formalisht ne nje pike radikalet islamike shkaqet e krizes shohin te fakti se keto shtete s jane ne mase te duhur islamike nderkaq analistet perendimore shkakun e gjejne te nderhyrja e fese ne ceshtjet politike.


Sidoqofte kriza ne keto shtete zgjate nje kohe te gjate. Ajo buron nga mendesia patriarkale autoritare e shoqerise. Kjo mendesi nuk mund te prodhoje politike liberale dhe e kunderta mendesia e shoqerive perendimore eshte liberale dhe inkluzive e tille eshte edhe politika praktikimi i fese raportet familjare etj.


Kriza e shfaqur ne keto shtete u paralajmerua qe me heret. Autori i librit Fundi i historise Fukujama duke analizuar krizat ne shtetet e formatit te Somalise Haitit Kamboxhias Kongos Timorit Lindor Afganistan por edhe ne Bosnje dhe Kosove konstaton se problemi qendron te paaftesia per ndertim te shtetit.


Ne librin e tij parashikues Ndertimi i shtetit-Qeverisja dhe rendi boteror ne shekullin XXI Fukujama analizon menyren se si ndertohet shteti perkatesisht si deshtojne disa shtete qe perhapin krizen ne rajone te ndryshme.


Ne kete kontekst ai analizon njeheresh nderhyrjen e shteteve perendimore per qetesimin e krizave te kesaj natyre. Fukujama fenomenin e deshtimit te shteteve e ndane ne tri faza paraqitja e krizes mosfunksionimi i institucioneve paaftesia e tyre per ta qetesuar krizen dhe kaosi qe perhap krizen ne rajon.


Po ashtu Fukujama idene e nderhyrjes e ndane ne tre pjese nderhyrja per ta penguar kaosin rimekembja e institucioneve dhe shnderrimi i nje shteti te deshtuar ne shtet funksional.


Nese per shkaqe te ndryshme nuk funksionojne institucionet atehere keto shtete duhet trajtuar si te deshtuara.


Kosova sipas kesaj analize duhet te trajtohet si shtet ne ndertim e siper perkatesisht si shtet ne fazen e ndertimit te institucioneve te cilat nese do te funksionojne do ta stabilizojne edhe shtetin. Bisedimet sic thuhet ne mes te Prishtines dhe Beogradit do ta verifikojne jo vetem kapacitetin negociues te dyja paleve por edhe ate funksional te institucioneve.


Negociatoret kosovare duhet te marrin parasysh faktin e ndryshimit te kontekstit politik. Tanime vendin e premises kryesore te legjitimitetit nderkombetar te shtetit nuk e ka kategoria e respektimit te te drejtave te njeriut as standardet e Westfalise respektimi i integritetit te shtetit barazia ne mes te shteteve mos nderhyrja ne ceshtjet e brendshme te shteteve por funksionimi i shtetit i institucioneve te tij pra stabiliteti i tij.


Ky ndryshim strategjik eshte rrjedhoje e konstatimit se terrorizmi korrupsioni krimi i organizuar trafikimi i droges ekstremizmat fetare radikalizmat e tjere jane pasoje e mosfunksionimit te shtetit.


Se kendejmi pala serbe ne keto negociata nuk do te potencoje kerkesen per respektim te standardeve te traktatit te Westfalise por ne menyre te pahetueshme do te parashtroje kerkesateknike qe do ta beje Kosoven shtet jo funksional burim endemik i te gjitha keqijave te botes moderne. Kjo tashme eshte shume e qarte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›