E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi kasaforten e supermaketit ne kerkim menaxheri

TIRAN - Shpallet ne kerkim menaxheri i nje kompanie supermarketesh ne kryeqytet i dyshuar si autor i vjedhjes se 15 milione lekeve nga kasaforta e nje prej supermarketeve te kompanise. Lajmi u be i ditur dje per Shekulli-n nga burime te Drejtorise se Policise se Tiranes te cilet thane se Dritan Islamaj u shpall ne kerkim si personi i vetem i dyshuar per vjedhjen.


Ai u denoncua nga drejtuesit e kompanise se rrjetit te supermarketeve pasi kishin zbuluar se ne kasaforten e supermarketit ne rrugen Komuna e Parisit nuk ishte shuma e parave e mbledhura nga xhiroja e supermarketit. Policia pas marrjes se denoncimit nisi kryerjen e veprimeve te saj hetimore dhe zbuloi se autori ishte Islamaj. Ngjarja mesohet se ka ndodhur me 1 mars te ketij viti ne mesnate kur Islamaj shkoi ne supermarket duke hyre ne te dhe me pas duke qene se kishte celesat e kasafortes se supermarktetit mori qe andej parate duke u larguar.


Ne vendin e krimit policia administroi gjurme gishtash dhe prova te tjera ndersa kur tentoi te kontaktonte me te dyshuarin ai nuk pergjigjej ne telefon dhe dilte i padisponueshem. Gjate kontrollit te baneses se kryer nga policia nuk u gjeten parate ndersa menaxheri ishte zhdukur. Ne keto rrethana ne fund policia vendosi shpalljen ne kerkim te te dyshuarit me akuzen e vjedhjes se shumave te medha monetare. Po ashtu hetuesit thane se ndaj te kerkuarit mund te ngrihet edhe akuza e shperdorimit te detyres pasi ai ishte menaxher i supermarketit nga kasaforta e te cilit ai vete kishte vjedhur shumen prej 15 milione lekesh te vjetra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›