Përmbytjet në Shkodër280 mln lekë dëmipër 1800 familje

SHKODER- Përcaktohet vlera e dëmit që shkaktuan përmbytja e dytë dhe ajo e tretë në zonën e Nënshkodrës. Përfaqësues të Këshillit të Qarkut deklaruan dje se rreth 280 milionë lekë është vlera e dëmshpërblimit që qeveria shqiptare do të japë për banorët e zonës së Shkodrës, që u dëmtuan nga vërshimi i ujërave gjatë muajve mars dhe prill të këtij viti. Mësohet se grupet e vlerësimit kanë bërë përllogaritje për rreth 1800 familje. Vlerësimi i dëmeve është bërë sipas formularit 3, i ardhur si model nga Tirana. Ky formular ka të bëjë me dëmet në fushën e bujqësisë.
Sekretari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës Besnik Kastrata ka thënë se dokumentacioni është dorëzuar në Ministrinë e Brendshme, citon sot “Gazeta Shqiptare”
Në të njëjtën kohë është bërë dhe vlerësimi që nga janari i dëmeve për zonën e Velipojës, e cila ka qëndruar deri tani nën ujë. Burimet e mësipërme shprehen se zona e çasit, Luarzit dhe Pentarit të komunës Velipojë e kanë procesin e vlerësimit të dëmeve për herë të parë. Kanë qenë rreth 362 familje të këtyre fshatrave që janë verifikuar dhe vlera e dëmit që ato kanë pësuar arrin në 120 milionë lekë.
(s.g/BalkanWeb)