KLD shpall vendet vakante në gjykata
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka
përcaktuar vendet vakante në
gjykata. Në mbledhjen e djeshme
KLD-ja, nën drejtimin e Presidentit të
Republikës, Bamir Topi, pasi diskutoi
propozimin e ri të ministrit të Drejtësisë,
vendosi të përcaktojë 11 vende vakante
pranë gjykatave të rretheve gjyqësore,
të cilat do të vihen në dispozicion të
dhjetë magjistratëve kandidatë për
gjyqtarë. "Vendimmarrja u arrit pas
një procesi të gjatë diskutimesh nga
të gjithë anëtarët e Këshillit, fokusuar
mbi situatën aktuale ligjore dhe nevojat
konkrete për emërimin e gjyqtarëve
nga Shkolla e Magjistraturës pranë
Gjykatave të Shkallës së Parë. Në vlerësim
të plotë të të gjithë faktorëve të
aktualitetit të sistemit gjyqësor dhe në
ushtrim të kompetencave të tij ligjore,
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi
për këtë arsye, revokimin e pjesshëm
të vendimit nr.216/3, datë 28.09.2007
të tij, duke hequr Gjykatat e Rrethit
Gjyqësor Kavajë dhe Krujë nga cilësimi
si ‘gjykata të karrierës‘", thuhet në
njoftimin e KLD-së. Sipas saj, vendet
e lira sipas një praktike tashmë të konsoliduar,
do t‘u komunikohen dhjetë
kandidatëve për gjyqtarë nga Shkolla e
Magjistraturës, dhe preferencat e tyre
mbi këto vende vakante, do të merren
në konsideratë nga Këshilli i Lartë i
Drejtësisë, përpara sesa propozimet
konkrete për çdo kandidat, t‘i paraqiten
Presidentit të Republikës për emërimin
e tyre përfundimtar. "Këshilli i Lartë i
Drejtësisë, pasi diskutoi rëndësinë e
projektvendimit të Këshillit të Ministrave
‘Për mbrojtjen e veçantë personale,
familjare dhe pasurore të gjyqtarëve
dhe sigurimit të jetës dhe pasurisë së
tyre‘, vendosi ngritjen e një grupi pune
për të relatuar përpara Këshillit mbi
sugjerimet e nevojshme ndaj projektvendimit
të mësipërm", thuhet më tej
në njoftim. Sipas saj, pjesë e rendit të
ditës ishte dhe shpallja publikisht e një
vendi vakant pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, caktimi i anëtares së
Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Altina
Xhoxhaj, në përbërje të Komisionit të
Qendrës së Publikimeve Zyrtare, si dhe
u procedua me delegimin e gjyqtarëve
mbi 111 kërkesa të gjykatave të rretheve
gjyqësore dhe të apeleve.
përcaktuar vendet vakante në
gjykata. Në mbledhjen e djeshme
KLD-ja, nën drejtimin e Presidentit të
Republikës, Bamir Topi, pasi diskutoi
propozimin e ri të ministrit të Drejtësisë,
vendosi të përcaktojë 11 vende vakante
pranë gjykatave të rretheve gjyqësore,
të cilat do të vihen në dispozicion të
dhjetë magjistratëve kandidatë për
gjyqtarë. "Vendimmarrja u arrit pas
një procesi të gjatë diskutimesh nga
të gjithë anëtarët e Këshillit, fokusuar
mbi situatën aktuale ligjore dhe nevojat
konkrete për emërimin e gjyqtarëve
nga Shkolla e Magjistraturës pranë
Gjykatave të Shkallës së Parë. Në vlerësim
të plotë të të gjithë faktorëve të
aktualitetit të sistemit gjyqësor dhe në
ushtrim të kompetencave të tij ligjore,
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi
për këtë arsye, revokimin e pjesshëm
të vendimit nr.216/3, datë 28.09.2007
të tij, duke hequr Gjykatat e Rrethit
Gjyqësor Kavajë dhe Krujë nga cilësimi
si ‘gjykata të karrierës‘", thuhet në
njoftimin e KLD-së. Sipas saj, vendet
e lira sipas një praktike tashmë të konsoliduar,
do t‘u komunikohen dhjetë
kandidatëve për gjyqtarë nga Shkolla e
Magjistraturës, dhe preferencat e tyre
mbi këto vende vakante, do të merren
në konsideratë nga Këshilli i Lartë i
Drejtësisë, përpara sesa propozimet
konkrete për çdo kandidat, t‘i paraqiten
Presidentit të Republikës për emërimin
e tyre përfundimtar. "Këshilli i Lartë i
Drejtësisë, pasi diskutoi rëndësinë e
projektvendimit të Këshillit të Ministrave
‘Për mbrojtjen e veçantë personale,
familjare dhe pasurore të gjyqtarëve
dhe sigurimit të jetës dhe pasurisë së
tyre‘, vendosi ngritjen e një grupi pune
për të relatuar përpara Këshillit mbi
sugjerimet e nevojshme ndaj projektvendimit
të mësipërm", thuhet më tej
në njoftim. Sipas saj, pjesë e rendit të
ditës ishte dhe shpallja publikisht e një
vendi vakant pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, caktimi i anëtares së
Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Altina
Xhoxhaj, në përbërje të Komisionit të
Qendrës së Publikimeve Zyrtare, si dhe
u procedua me delegimin e gjyqtarëve
mbi 111 kërkesa të gjykatave të rretheve
gjyqësore dhe të apeleve.