Si e sulmuan policinë Kakami dhe Gaxhai
Prokuroria kërkon burgimin
e përjetshëm për anëtarët
e Bandës së Gaxhait. Dje,
në Gjykatën e Krimeve të rënda,
prokurori Eugen Beci lexoi
kërkesën për gjykim dhe kërkoi
dënimin maksimal për Gazmend
Brakën (Gaxhain), Armando Sulejmani
(Çipuri), Sokol Sinomati
(Buzderri), Edmond Leskaj (Mond
Fshatari) dhe Gazmend Nebiu.
Sipas tij, të pandehurit kanë qenë
organizuar në një nga format më të
larta të bashkëpunimit kriminal që
tregon rrezikshmërinë shoqërore
e tyre. "Veprat penale të kryera
nga të pandehurit në shumicën
e rasteve kalonin kufijtë e veprimtarisë
njerëzore në raport me
veprimet e kundërligjshme, ato
ktheheshin dhe në mizore. Mjaft
prej viktimave të kësaj bande, pasi
vriteshin digjeshin në mënyrën më
çnjerëzore, duke rënduar së tepërmi
pozitën e të pandehurve, të
cilët veprat penale i kanë kryer me
mjaft egërsi dhe mizori", deklaroi
prokurori Beci, duke vazhduar se
veprat penale të pandehurit i kanë
kryer më shumë se një herë dhe
në bashkëpunim me njëri-tjetrin
në formën më të avancuar të këtij
bashkëpunimi. Një nga ngjarjet më
të bujshme në Vlorë në vitin 1997
është edhe sulmi mbi komisariatin
e policisë, ku u vra ofi ceri i policisë,
Viron Rrapaj. Kur kanë kaluar rreth
12 vjet nga ngjarja, prokuroria
deklaron se grupi i Gaxhait solli
ekzekutimin e tij në bashkëpunim
me të ashtuquajturin "Kakami",
Alfred Nebiu.
Sulmi mbi komisariat
Anëtarët e organizatës kriminale
kanë kryer vepra penale dhe
kundër përfaqësuesve të shtetit.
Në datën 11 maj 1997 të pandehurit
të organizuar kanë shkuar
në Komisariatin e Policisë Vlorë
për të marrë një mjet të blinduar
dhe para se të largoheshin kanë
vrarë ofi cerin e policisë shtetasin
Viron Rrapaj. Lidhur me këtë
ngjarje, gjatë këtij hetimi gjyqësor
arritëm të provojmë se: Nga
ana e policisë kishte të dhëna se
bandat që vepronin në qytet do
të sulmonin Komisariatin e Policisë
për të marrë prej aty mjetet e
blinduara. Rreth orës 11:00 të
datës 11.05.1997 në komisariat
kanë shkuar tre-katër persona të
armatosur dhe kanë hyrë në fi llim
tek ofi ceri i rojës. Aty njëri prej
tyre është prezantuar si "Gaxhai"
dhe ka kërkuar që të merrte kontakt
me drejtuesit e policisë dhe
ka kërkuar të merrte blindat për
t‘u mbrojtur nga Zani. Pas disa
minutash para Komisariatit të
Policisë erdhën mjaft makina dhe
prej tyre zbritën rreth 30-40 persona
të armatosur, të cilët u futën në
oborrin e komisariatit. Siç rezultoi
dhe nga dëshmitë e punonjësve të
policisë, të cilët ishin prezent në
ato momente, pjesëtarët e organizatës
kriminale kontaktuan me
ofi cerin e policisë, Haxhi Demiri,
i cili u shpjegoi se nuk mund të
merrnin mjetet e policisë. Pasi u
sqaruan personat e armatosur u
tërhoqën prej komisariatit. Duke
dalë nga oborri i komisariatit,
Alfred Nebiu (Kakami) ka parë
policin Viron Rrapaj në derën e
brendshme të komisariatit dhe ka
qëlluar në drejtim të tij duke e vrarë.
Përveç Alfredit, deklaruesi Ilirjan
Beqiri, por dhe persona të tjerë që
kanë qenë aty të pranishëm kanë
mundur të njohin nga anëtarët
e bandës, të pandeh
Ilirian Beqiri në vitin 2005 ka
deklaruar se: "…Në vitin 1997 kam
punuar në Komisariatin e Policisë
Vlorë me detyrën e ofi cerit të rojës.
Kam qenë me shërbim kur në
komisariat rreth orës 10-11 vijnë dy
persona të armatosur në fi llim dhe
thanë duam të takojmë shefi n, unë
u thashë se përse e doni shefi n ata
më thanë se kemi një problem se
na duhen autoblinda se do bëjmë
luftë me grupin e Zanit. Një nga
këta më tha që jam Gaxhai…. Këta
dy persona ikën dhe pas gjysmë
ore vjen një grup i armatosur 30-40
vetë të parruar me maska ku njëri
me vuri automatikun. Njëri nga ata
më tha jam Gaxhai, hynë në komisariat
dhe u krijuan disa debate me
Haxhi Demirin unë nuk mund të
lëvizja, sepse isha me automatik te
gryka…". Sipas prokurorisë, dëshmitari
ka ndërruar thëniet. Sipas
akuzës, Ilirjan Beqiri ka mundur
të dallojë nga turma dhe Kakamin
pra "Alfred Nebiun". Madje, Ilirjan
Beqiri shpjegon në deklarimet e tij
se Kakami ka qenë një ndër personat
që hapën zjarr me armë në
komisariat ku për pasojë u vra dhe
polici Viron Rrapaj. Për këtë ngjarje
ka dëshmuar Lutfi Rrapaj. "…Viron
Rrapajn e kam pasur djalë, ka qenë
inspektor krimesh në Komisariatin
e Policisë Vlorë dhe është vrarë
në ambientet e këtij komisariati,
ka vajtur Banda e Kakamit për të
marrë autoblinda dhe djali ka
qenë me shërbim në komisariat.
Më ka thënë Haxhi Demiri pasi e
kam takuar pas ngjarjes se djalin
ta ka qëlluar Ilir Kokosi e pastaj
Kakami. Nuk di që djali të ketë
pasur konfl ikt me ndonjë njeri ….
Unë nuk kam qenë kur është vrarë,
por kam mësuar se djalin ma kanë
vrarë kur ka shkuar banda.
Ndërsa dëshmitari Haxhi
Demiri ka deklaruar se: "…në prill
të vitit 1997 kam pasur detyrën e
shefit të Komisariatit të Policisë
Vlorë. Ka qenë maj rreth orës
12:00, më njofton ofi ceri i rojës se
kanë hyrë persona të armatosur
në komisariat. Kam zbritur poshtë
dhe kam parë rreth 50-60 veta të
armatosur dhe të maskuar, kam
ndërhyrë duke u folur të largohen
nga komisariati, ndërhyrja ka qenë
në turmë duke i përzënë me krahë
dhe e kam nxjerrë deri te zyra e
ofi cerit të rojës jashtë komisariatit
me mendim se u larguan. Ato nuk
kryen asnjë veprim, në atë moment,
nga informacione të ndryshme
që na vinin mësuam se do
të rrëmbenin tanke për të luftuar
me njëri-tjetrin. Duke pasur këto
të dhëna morëm masat për t‘u
hequr bateritë tankeve që të mos
ndizeshin, pasi u larguan personat
e armatosur kam vajtur prapa
komisariatit për t‘u interesuar nëse
i kishin çaktivizuar tanket dhe në
këtë kohë kam dëgjuar të shtëna
armësh përpara komisariatit. Kam
dalë përpara për të parë se çfarë po
ndodh dhe te dera e brendshme e
kam gjetur shefi n e policisë kriminale,
Ilir Kuqin, me policin e vrarë
për t‘i dhënë ndihmë dhe në oborr
nuk kishte njeri, pasi ishin larguar,
polici i plagosur është nisur për në
spital dhe rrugës ka vdekur. Kam
komunikuar me të atin e policit
të vrarë Viron te shtëpia ime dhe i
kam thënë se do të bëjmë të gjitha
përpjekjet që të zbulojmë autorin e
vrasjes së djalit tuaj…"
Sipas akuzës, të dy dëshmitarët
gjatë ballafaqimit u qëndruan
deklarimeve të tyre dhënë para
gjykatës. Akuza kërkoi edhe dëshmitë
e shtetasve të tjerë ku provohet
qartë fakti që Viron Rrapaj është
vrarë nga të shtënat me armë zjarri
të anëtarëve të grupimit që sulmoi
Komisariatin e Policisë dhe që
kryesohej nga Kakami e Gaxhai ku
ishin pjesëtarë dhe të pandehurit
që po gjykohen. Ka dëshmuar
shtetasi Milto Kordha, i cili tregon
se ka mësuar nga Haxhi Demiri
dhe punonjës të tjerë policie se në
komisariat kanë shkuar pjesëtarë
të Bandës së Kakamit dhe kanë
vrarë policin Viron Rrapaj. Po në
këtë linjë kanë shpjeguar para kësaj
gjykate dhe dëshmitarët Xhevahir
Celoaliaj, Isa Imeraj Lavdosh Malaj
dhe Qemal Alushi.
Banda e Kakamit
Në lidhje me këtë ngjarje u
administruan dhe deklarimet
e shtetases Teuta Rrapaj, bashkëshortja
e viktimës. Ajo shpjegon
se: "…unë kam dëgjuar që këtë
vrasje e ka kryer Banda e Kakamit
dhe personat që kanë kryer vrasjen
ishin Alfred Nebiu "Kakami",
Gazmend Braka "Gaxhai" dhe Ilir
Kokosi. Di që ditën e vrasjes burri
im, Vironi, kishte shërbimin dhe po
atë ditë kishin shkuar në komisariat
për të marrë autoblinda dhe pasi
kishin marrë përgjigje negative ata
(banda) kanë qëlluar Vironin, i cili
ka qenë pak metra para tyre dhe
po shkonte të hynte në komisariat.
Po kështu, para gjykatës kanë
dëshmuar edhe punonjës të policisë.
Njëri prej tyre, Çerciz Lushaj
ka deklaruar se: "…Në mesin e
muajit maj 1997 ne kemi qenë të
rreshtuar për të marrë detyrën
kur një grup personash të armatosur
kanë hyrë në ambientet e
komisariatit. Ne jemi shpërndarë
në pozicione të ndryshme, unë
së bashku me Andrea Kananin,
i cili është vrarë në 1998 jemi
futur aty ku sot jepen pasaportat,
nga pjesëtarët e personave që
hynë në komisariat unë njoha
Gazmend Brakën (Gaxhain), Sokol
Sinomatin (Buzederrin), të cilët po
afroheshin te shefi i komisariatit,
Haxhi Demiri, dhe po kërkonin autoblindën
për të sulmuar bandën
rivale të Zanit. Dëgjova që Haxhiu
u tha se ky automjet ishte i prishur
… në momentin që këta po
dilnin jashtë komisariatit, pashë
që po hynte shefi i krimeve, Ilir
Kuçi, së bashku me policin Viron
Rrapi, pasi këto të dy po futeshin
brenda pas tyre te dera e ofi cerit të
rojës nga ana e brendshme pashë
shtetasin e quajtur Alfred Nebiu
(Kakami) që hyri atë moment
në komisariat, pasi qëndroi disa
sekonda ai mbushi automatikun
dhe qëlloi me breshëri përreth,
unë së bashku me shokët e tjerë u
munduam të fshiheshim mirë për
të mos na zënë ndonjë plumb. Pasi
mbaroi së qëlluari Alfredi u largua
jashtë komisariatit dhe kur u ktheva
me fytyrë nga ana e hyrjes kryesore
pashë në mes të derës të shtrirë për
tokë policin Viron Rrapaj, të cilit po
i rridhte shumë gjak nga trupi …".
Prokuroria deklaron se "nga të
gjitha këto prova që gjykata mori
në shqyrtim në lidhje me këtë fakt
penal ne arritëm të provojmë se
të pandehurit të organizuar në
formën e një bande të armatosur
kanë hyrë në Komisariatin e
Policisë Vlorë dhe gjatë debateve
për të marrë me forcë blindat në
ambientet e këtij komisariati kanë
vrarë punonjësin e policisë Viron
Rrapajn". Sipas akuzës, të pandehurit
duhet të përgjigjen dhe për
vrasjen e cilësuar të një punonjësi
policie, vrasje kjo e kryer në
kuadrin e veprimtarisë kriminale
të kësaj organizate të armatosur
ku ata bënin pjesë.
Gjykata „mbledh‰ tri banda të Shqipërisë
Në më pak se pesëqind metra katrorë, respektivisht
në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe atë të Tiranës,
janë zhvilluar tre procese të ndara ndaj bandave
që kanë terrorizuar Shqipërinë në të kaluarën. Fillimisht
gjykata ka mbledhur në një kafaz 16 të pandehurit e
Bandës së Durrësit. Por, sërish mungesa e avokatëve
ka bërë që gjyqi ndaj bandës së Lulzim Berishës dhe
Indrit Dokles të shënojë dështimin e seancës së 61-të.
Për shkak të mungesës së herëpashershme të avokatëve,
gjykata tentoi të përdorë një strategji tjetër, siç
është ajo e bërjes së gjyqit dy herë në javë, por me sa
duket edhe kjo nuk pati sukses. Përkundrazi, përveç
mungesës së avokatëve mbrojtës, gjyqin e braktisën
këtë të hënë edhe vetë të pandehurit. Disa orë më pas,
në këtë gjykatë është zhvilluar gjyqi ndaj Bandës së
Mirditës. Të pandehurit treguan sesi ka ndodhur vrasja
e një punonjësi të policisë në vitin 1998. Ndërkohë,
në të njëjtën kohë ishte vendosur që në Gjykatën e
Tiranës, vetëm disa metra larg Gjykatës së Krimeve
të Rënda, të zhvillohej gjyqi ndaj një anëtari të Bandës
së Altin Dardhës. Por gjyqi është shtyrë për mungesë
të avokatëve mbrojtjes.
e përjetshëm për anëtarët
e Bandës së Gaxhait. Dje,
në Gjykatën e Krimeve të rënda,
prokurori Eugen Beci lexoi
kërkesën për gjykim dhe kërkoi
dënimin maksimal për Gazmend
Brakën (Gaxhain), Armando Sulejmani
(Çipuri), Sokol Sinomati
(Buzderri), Edmond Leskaj (Mond
Fshatari) dhe Gazmend Nebiu.
Sipas tij, të pandehurit kanë qenë
organizuar në një nga format më të
larta të bashkëpunimit kriminal që
tregon rrezikshmërinë shoqërore
e tyre. "Veprat penale të kryera
nga të pandehurit në shumicën
e rasteve kalonin kufijtë e veprimtarisë
njerëzore në raport me
veprimet e kundërligjshme, ato
ktheheshin dhe në mizore. Mjaft
prej viktimave të kësaj bande, pasi
vriteshin digjeshin në mënyrën më
çnjerëzore, duke rënduar së tepërmi
pozitën e të pandehurve, të
cilët veprat penale i kanë kryer me
mjaft egërsi dhe mizori", deklaroi
prokurori Beci, duke vazhduar se
veprat penale të pandehurit i kanë
kryer më shumë se një herë dhe
në bashkëpunim me njëri-tjetrin
në formën më të avancuar të këtij
bashkëpunimi. Një nga ngjarjet më
të bujshme në Vlorë në vitin 1997
është edhe sulmi mbi komisariatin
e policisë, ku u vra ofi ceri i policisë,
Viron Rrapaj. Kur kanë kaluar rreth
12 vjet nga ngjarja, prokuroria
deklaron se grupi i Gaxhait solli
ekzekutimin e tij në bashkëpunim
me të ashtuquajturin "Kakami",
Alfred Nebiu.
Sulmi mbi komisariat
Anëtarët e organizatës kriminale
kanë kryer vepra penale dhe
kundër përfaqësuesve të shtetit.
Në datën 11 maj 1997 të pandehurit
të organizuar kanë shkuar
në Komisariatin e Policisë Vlorë
për të marrë një mjet të blinduar
dhe para se të largoheshin kanë
vrarë ofi cerin e policisë shtetasin
Viron Rrapaj. Lidhur me këtë
ngjarje, gjatë këtij hetimi gjyqësor
arritëm të provojmë se: Nga
ana e policisë kishte të dhëna se
bandat që vepronin në qytet do
të sulmonin Komisariatin e Policisë
për të marrë prej aty mjetet e
blinduara. Rreth orës 11:00 të
datës 11.05.1997 në komisariat
kanë shkuar tre-katër persona të
armatosur dhe kanë hyrë në fi llim
tek ofi ceri i rojës. Aty njëri prej
tyre është prezantuar si "Gaxhai"
dhe ka kërkuar që të merrte kontakt
me drejtuesit e policisë dhe
ka kërkuar të merrte blindat për
t‘u mbrojtur nga Zani. Pas disa
minutash para Komisariatit të
Policisë erdhën mjaft makina dhe
prej tyre zbritën rreth 30-40 persona
të armatosur, të cilët u futën në
oborrin e komisariatit. Siç rezultoi
dhe nga dëshmitë e punonjësve të
policisë, të cilët ishin prezent në
ato momente, pjesëtarët e organizatës
kriminale kontaktuan me
ofi cerin e policisë, Haxhi Demiri,
i cili u shpjegoi se nuk mund të
merrnin mjetet e policisë. Pasi u
sqaruan personat e armatosur u
tërhoqën prej komisariatit. Duke
dalë nga oborri i komisariatit,
Alfred Nebiu (Kakami) ka parë
policin Viron Rrapaj në derën e
brendshme të komisariatit dhe ka
qëlluar në drejtim të tij duke e vrarë.
Përveç Alfredit, deklaruesi Ilirjan
Beqiri, por dhe persona të tjerë që
kanë qenë aty të pranishëm kanë
mundur të njohin nga anëtarët
e bandës, të pandeh
Ilirian Beqiri në vitin 2005 ka
deklaruar se: "…Në vitin 1997 kam
punuar në Komisariatin e Policisë
Vlorë me detyrën e ofi cerit të rojës.
Kam qenë me shërbim kur në
komisariat rreth orës 10-11 vijnë dy
persona të armatosur në fi llim dhe
thanë duam të takojmë shefi n, unë
u thashë se përse e doni shefi n ata
më thanë se kemi një problem se
na duhen autoblinda se do bëjmë
luftë me grupin e Zanit. Një nga
këta më tha që jam Gaxhai…. Këta
dy persona ikën dhe pas gjysmë
ore vjen një grup i armatosur 30-40
vetë të parruar me maska ku njëri
me vuri automatikun. Njëri nga ata
më tha jam Gaxhai, hynë në komisariat
dhe u krijuan disa debate me
Haxhi Demirin unë nuk mund të
lëvizja, sepse isha me automatik te
gryka…". Sipas prokurorisë, dëshmitari
ka ndërruar thëniet. Sipas
akuzës, Ilirjan Beqiri ka mundur
të dallojë nga turma dhe Kakamin
pra "Alfred Nebiun". Madje, Ilirjan
Beqiri shpjegon në deklarimet e tij
se Kakami ka qenë një ndër personat
që hapën zjarr me armë në
komisariat ku për pasojë u vra dhe
polici Viron Rrapaj. Për këtë ngjarje
ka dëshmuar Lutfi Rrapaj. "…Viron
Rrapajn e kam pasur djalë, ka qenë
inspektor krimesh në Komisariatin
e Policisë Vlorë dhe është vrarë
në ambientet e këtij komisariati,
ka vajtur Banda e Kakamit për të
marrë autoblinda dhe djali ka
qenë me shërbim në komisariat.
Më ka thënë Haxhi Demiri pasi e
kam takuar pas ngjarjes se djalin
ta ka qëlluar Ilir Kokosi e pastaj
Kakami. Nuk di që djali të ketë
pasur konfl ikt me ndonjë njeri ….
Unë nuk kam qenë kur është vrarë,
por kam mësuar se djalin ma kanë
vrarë kur ka shkuar banda.
Ndërsa dëshmitari Haxhi
Demiri ka deklaruar se: "…në prill
të vitit 1997 kam pasur detyrën e
shefit të Komisariatit të Policisë
Vlorë. Ka qenë maj rreth orës
12:00, më njofton ofi ceri i rojës se
kanë hyrë persona të armatosur
në komisariat. Kam zbritur poshtë
dhe kam parë rreth 50-60 veta të
armatosur dhe të maskuar, kam
ndërhyrë duke u folur të largohen
nga komisariati, ndërhyrja ka qenë
në turmë duke i përzënë me krahë
dhe e kam nxjerrë deri te zyra e
ofi cerit të rojës jashtë komisariatit
me mendim se u larguan. Ato nuk
kryen asnjë veprim, në atë moment,
nga informacione të ndryshme
që na vinin mësuam se do
të rrëmbenin tanke për të luftuar
me njëri-tjetrin. Duke pasur këto
të dhëna morëm masat për t‘u
hequr bateritë tankeve që të mos
ndizeshin, pasi u larguan personat
e armatosur kam vajtur prapa
komisariatit për t‘u interesuar nëse
i kishin çaktivizuar tanket dhe në
këtë kohë kam dëgjuar të shtëna
armësh përpara komisariatit. Kam
dalë përpara për të parë se çfarë po
ndodh dhe te dera e brendshme e
kam gjetur shefi n e policisë kriminale,
Ilir Kuqin, me policin e vrarë
për t‘i dhënë ndihmë dhe në oborr
nuk kishte njeri, pasi ishin larguar,
polici i plagosur është nisur për në
spital dhe rrugës ka vdekur. Kam
komunikuar me të atin e policit
të vrarë Viron te shtëpia ime dhe i
kam thënë se do të bëjmë të gjitha
përpjekjet që të zbulojmë autorin e
vrasjes së djalit tuaj…"
Sipas akuzës, të dy dëshmitarët
gjatë ballafaqimit u qëndruan
deklarimeve të tyre dhënë para
gjykatës. Akuza kërkoi edhe dëshmitë
e shtetasve të tjerë ku provohet
qartë fakti që Viron Rrapaj është
vrarë nga të shtënat me armë zjarri
të anëtarëve të grupimit që sulmoi
Komisariatin e Policisë dhe që
kryesohej nga Kakami e Gaxhai ku
ishin pjesëtarë dhe të pandehurit
që po gjykohen. Ka dëshmuar
shtetasi Milto Kordha, i cili tregon
se ka mësuar nga Haxhi Demiri
dhe punonjës të tjerë policie se në
komisariat kanë shkuar pjesëtarë
të Bandës së Kakamit dhe kanë
vrarë policin Viron Rrapaj. Po në
këtë linjë kanë shpjeguar para kësaj
gjykate dhe dëshmitarët Xhevahir
Celoaliaj, Isa Imeraj Lavdosh Malaj
dhe Qemal Alushi.
Banda e Kakamit
Në lidhje me këtë ngjarje u
administruan dhe deklarimet
e shtetases Teuta Rrapaj, bashkëshortja
e viktimës. Ajo shpjegon
se: "…unë kam dëgjuar që këtë
vrasje e ka kryer Banda e Kakamit
dhe personat që kanë kryer vrasjen
ishin Alfred Nebiu "Kakami",
Gazmend Braka "Gaxhai" dhe Ilir
Kokosi. Di që ditën e vrasjes burri
im, Vironi, kishte shërbimin dhe po
atë ditë kishin shkuar në komisariat
për të marrë autoblinda dhe pasi
kishin marrë përgjigje negative ata
(banda) kanë qëlluar Vironin, i cili
ka qenë pak metra para tyre dhe
po shkonte të hynte në komisariat.
Po kështu, para gjykatës kanë
dëshmuar edhe punonjës të policisë.
Njëri prej tyre, Çerciz Lushaj
ka deklaruar se: "…Në mesin e
muajit maj 1997 ne kemi qenë të
rreshtuar për të marrë detyrën
kur një grup personash të armatosur
kanë hyrë në ambientet e
komisariatit. Ne jemi shpërndarë
në pozicione të ndryshme, unë
së bashku me Andrea Kananin,
i cili është vrarë në 1998 jemi
futur aty ku sot jepen pasaportat,
nga pjesëtarët e personave që
hynë në komisariat unë njoha
Gazmend Brakën (Gaxhain), Sokol
Sinomatin (Buzederrin), të cilët po
afroheshin te shefi i komisariatit,
Haxhi Demiri, dhe po kërkonin autoblindën
për të sulmuar bandën
rivale të Zanit. Dëgjova që Haxhiu
u tha se ky automjet ishte i prishur
… në momentin që këta po
dilnin jashtë komisariatit, pashë
që po hynte shefi i krimeve, Ilir
Kuçi, së bashku me policin Viron
Rrapi, pasi këto të dy po futeshin
brenda pas tyre te dera e ofi cerit të
rojës nga ana e brendshme pashë
shtetasin e quajtur Alfred Nebiu
(Kakami) që hyri atë moment
në komisariat, pasi qëndroi disa
sekonda ai mbushi automatikun
dhe qëlloi me breshëri përreth,
unë së bashku me shokët e tjerë u
munduam të fshiheshim mirë për
të mos na zënë ndonjë plumb. Pasi
mbaroi së qëlluari Alfredi u largua
jashtë komisariatit dhe kur u ktheva
me fytyrë nga ana e hyrjes kryesore
pashë në mes të derës të shtrirë për
tokë policin Viron Rrapaj, të cilit po
i rridhte shumë gjak nga trupi …".
Prokuroria deklaron se "nga të
gjitha këto prova që gjykata mori
në shqyrtim në lidhje me këtë fakt
penal ne arritëm të provojmë se
të pandehurit të organizuar në
formën e një bande të armatosur
kanë hyrë në Komisariatin e
Policisë Vlorë dhe gjatë debateve
për të marrë me forcë blindat në
ambientet e këtij komisariati kanë
vrarë punonjësin e policisë Viron
Rrapajn". Sipas akuzës, të pandehurit
duhet të përgjigjen dhe për
vrasjen e cilësuar të një punonjësi
policie, vrasje kjo e kryer në
kuadrin e veprimtarisë kriminale
të kësaj organizate të armatosur
ku ata bënin pjesë.
Gjykata „mbledh‰ tri banda të Shqipërisë
Në më pak se pesëqind metra katrorë, respektivisht
në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe atë të Tiranës,
janë zhvilluar tre procese të ndara ndaj bandave
që kanë terrorizuar Shqipërinë në të kaluarën. Fillimisht
gjykata ka mbledhur në një kafaz 16 të pandehurit e
Bandës së Durrësit. Por, sërish mungesa e avokatëve
ka bërë që gjyqi ndaj bandës së Lulzim Berishës dhe
Indrit Dokles të shënojë dështimin e seancës së 61-të.
Për shkak të mungesës së herëpashershme të avokatëve,
gjykata tentoi të përdorë një strategji tjetër, siç
është ajo e bërjes së gjyqit dy herë në javë, por me sa
duket edhe kjo nuk pati sukses. Përkundrazi, përveç
mungesës së avokatëve mbrojtës, gjyqin e braktisën
këtë të hënë edhe vetë të pandehurit. Disa orë më pas,
në këtë gjykatë është zhvilluar gjyqi ndaj Bandës së
Mirditës. Të pandehurit treguan sesi ka ndodhur vrasja
e një punonjësi të policisë në vitin 1998. Ndërkohë,
në të njëjtën kohë ishte vendosur që në Gjykatën e
Tiranës, vetëm disa metra larg Gjykatës së Krimeve
të Rënda, të zhvillohej gjyqi ndaj një anëtari të Bandës
së Altin Dardhës. Por gjyqi është shtyrë për mungesë
të avokatëve mbrojtjes.