E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha pret zv/ministrin e Jashtëm të Greqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, priti dje në një takim zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, i ngarkuar me diplomacinë ekonomike, i cili mbërriti në Tiranë për një vizitë dyditore. Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit trajtuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, duke vlerësuar si të shkëlqyer nivelin e tyre, si dhe u bisedua lidhur me anëtarësimin së afërmi të Shqipërisë në NATO dhe procesin e integrimit në BE. Ministri Basha e njohu z. Varvitsiotis me kuadrin e gjerë të zhvillimeve politike dhe ekonomike të Shqipërisë, të ecurisë së reformave për plotësimin e angazhimeve në proceset integruese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›