KLD:Shqyrton dosjet e gjyqëtarve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) do të marrë në shqyrtim dosjet gjyqësore për tre mjekët e liruar nga paraburgimi, të cilët po hetohen nga prokuroria e Tiranës për "korrupsion". Sipas burime zyrtare pranë KLD, sqaruan se inspektoriati i Këshillit do të verifikojë vendimarrjen e Gjykatave për hetimin e mjekëve nën masën e "arrestit në shtëpi", përkundër kërkesës së organit të akuzës për izolimin e tyre në paraburgim. Bëhet fjalë për çështjet penale të hapura nga organi i prokurorisë në ngarkim të mjekëve Kastriot Dautaj, Ardian Nelaj dhe Agim Karaj, të cilët janë arrestuar pak kohë më parë nga forcat e policisë së Tiranës si të dyshuar për mitmarrje kundrejt operacioneve mjeksore që realizonin, por që më pas janë liruar nga mjediset e paraburgimit për t'u hetuar nën masën e sigurisë së "arrestit në shtëpi"