Tarifat për transferimin e studimeve nga universitetet e rretheve në ato të Tiranës
Procedurat që ndiqen dhe dokumentet që nevojiten për transferim. Kapaciteti, 5 për qind e numrit të pranimeve të reja të vitit
Jonida Tashi
Transferimi i studimeve nga universitetet e rretheve për në ato të Tiranës ka një kosto më të lartë për studentët, krahasuar me tarifat e studimit që ata paguajnë. Kështu, studentët që janë transferuar gjatë këtij viti akademik ose që duan të transferohen nga një universitet i rrethit në kryeqytet duhet të paguajnë një shumë më të madhe lekësh për vazhdimin e shkollës së lartë. Fakultetet kanë përcaktuar tarifat e veçanta për studentët e transferuar. Në këto tarifa kryeson Fakulteti Juridik në Tiranë, në të cilin, nëse transferohesh, duhet të paguash 100 mijë lekë. Ndërsa në degët e Psikologjisë, Gazetarisë, Historisë dhe Gjeografisë transferimi kushton 80 mijë lekë. Pagesa e transferimit në degët Gjuhë-Letërsi, Filozofi, Sociologji dhe Shkenca Politike është 70 mijë lekë, kurse në degët e Inxhinierisë Elektrike 60 mijë lekë. Studentët që vendosin të vazhdojnë vitet e pambaruara të studimeve në universitetet e Tiranës duhet të paguajnë tarifat e përcaktuara më sipër sipas degëve, jo vetëm për vitin kur transferohen, por për çdo vit akademik deri në përfundimin e studimeve.
Procedurat
Universiteti i Tiranës pranon transferime studentësh në vite të ndërmjetme nga universitete të tjera në të njëjtën degë e sistem dhe lejon largimin e studentëve të tij për në universitete të tjera, sipas procedurave të përcaktuara. Studentët e Universitetit të Tiranës, të cilët duan të transferohen në universitete të tjera të vendit, në të njëjtën degë dhe sistem, fillimisht duhet të paraqesin kërkesën në Dekanatin e Fakultetit ku kryejnë studimet. Dekanati shqyrton kërkesat e marra dhe, nëse e gjykon të arsyeshme, ia përcjell Rektoratit, i cili, pasi merr vendimin miratues, u përcjell propozimet universiteteve përkatëse. Pas përgjigjes së pranimit nga universiteti pritës, përcillet dokumentacioni i plotë i studentit që përfshin: detyrimet e shlyera me notat përkatëse, dëftesën e shkollës së mesme, dokumentacionin e bursës nëse merr ose jo etj. Kurse për studentët e universiteteve të tjera, që duan të transferohen në Universitetin e Tiranës, propozimi vjen nga Rektorati i Universitetit përcjellës, i shoqëruar me të dhënat e hollësishme për studentin: dega, kursi, sistemi i studimit, detyrimet e shlyera dhe notat përkatëse, certifikatë e gjendjes civile me fotografi, nëse gëzon të drejtën e bursës ose jo, programet e lëndëve që ka kryer.
Vendimi
Vendimin për pranimin e studentëve të propozuar për transferim e merr Rektorati, pasi ka marrë mendimin e dekanatit përkatës, si dhe duke pasur parasysh mundësitë e kapacitetin e degës. Është përcaktuar që transferimet e studentëve të bëhen deri në 5 për qind të numrit të pranimeve të reja të vitit. Për studentët që duan të transferohen në Universitetin e Tiranës, komisioni i ekuivalentimit, i ngritur pranë çdo Departamenti, mbi bazën e dokumentacionit që dërgon universiteti përkatës, përcakton detyrimet që do të ketë studenti, nëse pranohet në atë degë, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë.
Rregullorja e Universitetit të Tiranës
Riprovimet dhe mbartja
Neni 30
Studenti i sistemit me shkëputje nga puna ka të drejtë të hyjë në sesionin e vjeshtës (sezoni i riprovimeve) kur ka jo më shumë se katër detyrime mësimore të pashlyera. Në këtë numër përfshihen dhe detyrimet e mbartura.
Nëse detyrimet e mbartura nuk shlyhen, studenti shpallet përsëritës për vitin mësimor që ndjek. Studenti bursist humbet të drejtën e bursës për vitin që përsërit.
Studenti në sistemin me shkëputje nga puna shpallet përsëritës kur mbas përfundimit të sezonit të
vjeshtës mbetet në më shumë se dy detyrime mësimore.
Në çdo vit mësimor, studenti ka të drejtë të mbartë deri dy detyrime dhe të provohet për to deri në dy herë në vitin pasardhës. Herën e parë, para sezonit të provimeve të dimrit, në kohën e përcaktuar në strukturën e vitit mësimor; herën e dytë lejohet vetëm në sezonin e riprovimeve.
Studenti në sistemin pa shkëputje nga puna është i detyruar që, në vitin pasardhës, të shlyejë paraprakisht detyrimet e mbetura; mbas kësaj, i lind e drejta të shlyejë detyrimet e kursit që ndjek.
Tarifat e transferimit sipas degëve
Juridik 100 mijë lekë
Psikologji 80 mijë lekë
Gazetari 80 mijë lekë
Gjeografi 80 mijë lekë
Histori 80 mijë lekë
Gjuhë-Letërsi 70 mijë lekë
Filozofi 70 mijë lekë
Sociologji 70 mijë lekë
Shkenca Politike 70 mijë lekë
Inxhinieri Elektrike 60 mijë lekë
Dokumentet
Detyrimet e shlyera me notat përkatëse
Dëftesa e shkollës së mesme
Certifikatë e gjendjes civile me fotografi
Dokumentacioni i bursës nëse gëzon të drejtën e përfitimit të saj ose jo
Dega
Kursi
Sistemi i studimit
Programet e lëndëve që ka kryer
15 Nentor 2008