Gjirokastër,policia arreston 5 trafikantë

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme gjatë operacionit të koduar "Cikloni" pesë trafikantë të qënieve njerëzore. Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së Qarkut Gjirokastër, Gentian Mullai, pohoi se, shtetasit Laurent Shehaj, 33 vjecc, lindur dhe banues në fshatin Plyg (Fier), Agron Seati, 47 vjecc, lindur dhe banues në fshatin Kasnic (Fier), Bujar Seati, 45 vjecc, lindur në Fier dhe banues në Vlorë, Qamil Fejzullai, 44 vjecc, lindur dhe banues në Patos (Fier), si dhe Cclirim Pashaj, 44 vjecc, lindur në Tepelenë dhe banues në Fier, akuzohet nga drejtësia shqiptare si organizatorët të trafikimit të qënieve njerëzore. "Ky grup kriminal qendrën e kishte në qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij dhe me shtrirje në qytetet Vlorë, Berat, Durrës, Tepelenë, me destinacion të fundit Gjirokastrën", tha Mullai, duke shtuar se, klandestinët rekrutoheshin nga pjestarët e këtij grupi në rrethet dhe me mjete të ndryshme i transportonin deri në afërsi të vijës së kufirit me Greqinë. Po i njëjti zytarë ka deklaruar se, tri shtetasit e parë janë kapur në flagrancë së bashku me 51 klandestinë në vendin e quajtur "Qafa e Muzinës", rreth 20 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Ndërsa, dy të tjerët janë ndaluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. "Ky grup gjatë dy javëve të fundit ka tentuar të kalojë ilegalisht 94 klandesitën për në shtetin fqinjë, përkundrejt shumës nga 700 deri në 800 euro për person", thotë Mullai. Gjatë dhjetë muajve të fundit Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës ka bllokuar në vijën kufitare mbi 1500 klandestinë.