E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Boll tani, lërmëni të vjedh!"

 

Nga ato që kanë ndodhurTani dot s'i jap drejtimSi do ishe pa "Gërdecin"O i vogli vendi im!Punët do na venin vajAs dëme e as viktimaKorrupsioni do vazhdonteBjerë fishekë me makina...Mediu do ish MinistërDo shkonte në BukureshtDo pranoheshim në NATOAskush gjë s'do merrte vesh.Kryeministri do harlisejSa herë dilte në ekranLot e qesh e hidh batutaNga çdo cep e në çdo anëGërdeçet e tjerec vazhdoninAshtu si vazhdojnë taniHa e vidh e bëj zullume Valon parja n'Qeverrri...Gërdecin e dalloi zhurmaFlaka, nami që ka marrëSe për korrupsion me lekëKa të tjerë në vend të parë.Duket sikur pas GërdecitShumë gjera s'kanë ndryshuarËshtë i njëjti variant punePrapë vidhet pa pushuar.U shtuan disa viktimaNa u prishën ca shtëpiDha dorëheqjen një ministër- E sjell Sala përsëri.Rri Mediu e mendon:"S'pata fat, ç'punë muti!Të tjerët vjedhin më shumëMua më plasi baruti".Berisha me vete thotë:"...Mirë që më ndodhi më parëSe të ndodhte pas SamititTjetër lumë do na kish marrë".Edhe pas të kishte ngjarëEdhe po mos ndodhte fareNe njëlloj do qeverrrisimKorrupsion, tendera, pare...Mjerë kush iku kot pa fajMjerë kujt zemra lot i rrjedhSe te ne pushteti thotë:"Boll tani, lërmëni të vjedh!"."...Ne s'na nxiu '97-aE mbuluam vendin ziNuk na hyn në sy GërdeciMe ca gra, e ca fëmijë.…Gërdeci sa plasi kotSa na prishi qetësinëSa mori në qafë MediunE na shqetësoi Salinë…".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›