E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Festa, viktimat e Gërdecit dhe dokumenti i SHIU-t në TV"

Akoma janë pa varrosur viktimat e Gërdecit dhe ne duhet të festojmë? Tingëllon disi paturpësi të festosh në këto rrethana dhe aq më tepër të festosh diçka që mund të ndodhë pas dy vjetëve. Dje në televizion pashë një emision ku u nxor dokumenti i Shërbimeve Sekrete të Ushtrisë që i ishte dorëzuar Kryeministrit dy muaj më përpara, ku informohej me hollësi për Gërdecin. - Këtyre nuk u vjen turp dhe mohojnë të kenë pasur dijeni. Dalin dhe në festa, gjemb në këmbë nuk u hyn! Diku tjetër - Ehhh... kot që flasim. Ajo që mbetet e vërtetë është që NATO nuk është çeku i bardhë, jeta jonë plot mungesa mbetet edhe pas Ftesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›