E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH, 17 miliardë shkelje në 6 muaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr një dëm për 6-mujorin e 2008 prej mbi 16 miliardë lekë të vjetra. 

BLEDAR HOTI

Në raportin e depozituar në Kuvend nga kreu i KLSH-së, Robert Çeku, theksohen se do i kërkohet institucioneve të verifikuara që të shlyejnë të gjithë këtë dëm të konstatuar nga kontrollet e ushtruara për këtë 6- mujor. “Për parregullsitë dhe shkeljet financiare me dëm ekonomik në të ardhurat dhe në shpenzime të kryera, të pasqyruara në raportin e kontrollit të evaduar 6-mujorin e parë të vitit 2008, në shumën e përgjithshme prej 1.686.171.000 lekë, KLSH-ja ka rekomanduar zhdëmtimin e dëmit deri në masën 100 për qind”, thuhet në raportin e depozituar në Kuvend. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, KLSH-ja nga 72 kontrolle të planifikuara për evadim, në fakt ka ushtruar dhe kavijuar përgatitjen e materialeve për 130 kontrolle, nga të cilat: 76 janë të përfunduar të evaduara, ku 38 të kombinuara; 32 për rregullshmërinë dhe ligjshmërinë; 3 vlerësuese dhe 3 tematikë. Në fushën e prokurimeve vlera e shkeljes është në total prej 537.409.000 lekë. Ndërsa KLSH-ja ka bërë të ditur se, shkeljet në dogana kapin shifrën totale prej 689.281.000 lekë. “Kjo shifër është e konstatuar në degët e dogave në Tiranë, Vlorë, Berat, Shkodër, Fier, Sarandë, Qafë-Thanë, si detyrime doganore të papaguara dhe mosaplikim të sanksioneve ligjore”, citohet në raportin e KLSH-së. Dëmi i vlerësuar këto gjashtë muaj në tatime në vlera totalë është 200.634.000 lekë. Kështu dega e Elbasanit kap vlerën e 61.039.000 lekëve për mosllogaritje të detyrimeve të tvsh-së, të tatimfitimit për subjekte të ndryshme, si dhe të gjobave. Gjithashtu nga mosvjelja e taksave të rrugëve i është shkaktuar një dëm Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në një vlerë prej 56.580.000 lekë. Gjithashtu është e përfshirë një humbje nga tatimet në qytetin e Durrësit, në një vlerë që shkon në 38.382.000 lekë, për mospagim të detyrimeve tatimore të tarifave vendore. “Komuna Dajt, Tiranë, në vlerën 8.857.000 lekë, për mosndalesë të taksës së investimit dhe tvsh-së. Bashkia Gjirokastër, në vlerën 8.637.000 lekë për mosgrumbullim të taksave. Dega e Tatim-Taksave, Pogradec në vlerën 2.640.000 lekë, mosaplikim gjobash për dorëzim bilancesh jashtë afatit ligjor; Bashkia Divjakë, në vlerën 1.318.000 lekë për moskryerje e ndalesave të tatimit mbi të ardhura personale, si dhe mospagim të taksës së transportit; Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, në vlerën 681.000 lekë”, shtohet në raportin e KLSH-së. Ndërsa mësohet se në fushën e urbanistikës KLSH-ja ka konstatuar shkelje, ku vlera e përgjithshme e dëmit shkon në 149.646.000 lekë. “Në komunën Dajt, me vlerën 136.978.000 lekë, shkaktuar nga mospagesa e taksës së infrastrukturës në masën 1 % të vlerës së investimit. Këshilli i Qarkut, Korçë, në vlerën 698.000 lekë, si pasojë e mosarkëtimit të tarifës 2 % mbi vlerën e preventivit nga 17 subjekte ndërtuese”, thuhet në raport. Në fushën e shpenzimeve operative vlera totale e dëmit të konstatuar nga ana e KLSH-së shkon në 19.822.000 lekë. Dëme janë konstatuar në fushën e shpërblimeve, ku shuma e përgjithshme është 10.667.000 lekë, në atë të sistemit të pagave, në shumën e përgjithshme prej 3.823.000 lekë. Ndërsa në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dëmi i konstatuar është 8.493.000 lekë, si dhe mungesat e materialeve, si mungesa automjetesh, kompjuterësh, vlera totale e dëmit shkon në 1.651.000 lekë. KLSH-ja ka konstatuar gjithashtu se si pasojë e shkeljes së disiplinës financiare, dëmi i shkaktuar nga institucioneve të ndryshme është 28.736.000 lekë.

Shkeljet në tendera,

Drejtoria e Përgj. e Rrugëve     405.199.000 lekë
Projektin Mirëmbajtja e Rrugëve    25.147.000 lekë
QSU “Nënë Tereza”, Tiranë    23.783.000 lekë
Projekti për furnizimin me ujë
Zonë rurale F.Krujë e Peshkopi    18.904.000 lekë
Proj. menaxhim i burimeve ujore    10.030.000 lekë
Bashkia Krujë            9.882.000 lekë
Bashkia Elbasan            8.065.000 lekë
Drejt. Përgj. Hekurudh. Durrës    6.446.000 lekë
Ndërt. seg. rrugor Lushnjë-Fier    6.350.000 lekë
Drejtoria Arsimore Vlorë        5.279.000 lekë
Komuna Ksamil            5.279.000 lekë
Kësh. Qarku Berat        5.029.000 lekë
Komuna Farkë            4.960.000 lekë
Drejt. Përgj. Burgjeve, Tiranë    4.795.000 lekë
Kësh. Qarku, Lezhë        4.464.000 lekë
Bashkia Lushnjë            4,385.000 lekë
Projekt ndërt. Segment rrugor
Gjirokastër-Tepelenë        3.768.000 lekë
Furnizim me ujë i zonës rurale
Kavaja II, Manskuria        3.395.000 lekë
Ministria e Brendshme        3.005.000 lekë
Spitali Ushtarak Tiranë        2.428.000 lekë
Komuna Propisht, Pogradec    2.301.000 lekë
Bashkia Shijak            2.131.000 lekë
Ministrinë e Mbrojtjes        1.635.000 lekë
Komuna Dajt, Tiranë         1.609.000 lekë
Këshilli i Qarkut, Elbasan        1.018.000 lekë
Këshilli i Qarkut, Durrës        995.000 lekë
Bashkinë Burrel            680.000 lekë
Albpetrol Fier            618.000 lekë
Bashkia Divjakë            613.000 lekë
DPRMSH            538.000 lekë
Drejtoria e Rrugëve, Lushnjë    229.000 lekë
Komuna Lukovë            188.000 lekë
Komuna Otllak            176.000 lekë
Këshilli i Qarkut, Korçë        70.000 lekë
Bashkia Gjirokastër        60.000 lekë
Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë    38.000 lekë

Shkeljet në Dogana dhe në Tatime

Dogana Tiranë         349.816.000 lekë
Dogana Vlorë        250.611.000 lekë
Dogana Berat        38.648.000 lekë
Dogana Shkodër        22.657.000 lekë
Dogana Fier        15.102.000 lekë
Dogana Sarandë    8.711.000 lekë
Doga Qafë-Thanë    3.736.000 lekë
Vlera Totale        689.281.000 lekë

Shkeljet në Tatime
Vlera totale        200.634.000 lekë
Dega e Elbasanit    61.039.000 lekë
Mostatim tvsh
Rrëshen-Kalimash    56.580.000 lekë
Komuna Dajt        8.857.000 lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›