E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, një kishë gomone në plazh

Një kishë prej gome, e cila ndërtohet brenda pesë minutave duke u fryrë me ajër, në gjendje të presë mijëra besimtarë, u ndërtua dje, pak para mesnatës në plazhin e Kaljarit, Poetto në Itali. 

Në këtë mënyrë, një shoqatë besimtarësh e formuar tetë vite më parë, shpreson të afrojë të rinjtë me kishën, duke gjetur mënyrën origjinale. Një strukturë e zezë dhe e gjatë 30 metra, e gjerë 15 metër, me shumë hapësirë që sot në mëngjes do të gjendet në plazhet i Italisë dhe do ta mbajë emrin “plazhi i njëqind-mijërave”. Kisha do të funksionojë edhe pas perëndimit. Në të nuk janë parashikuar të mbahen mesha, por vetëm lutje evangjeliste. Kisha është e madhe dhe nga mediat në Itali pritet të zbulohet me kuriozitet se sa sukses do të ketë iniciativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›