Hapja e dosjeve shtyhet në shtator
Pas reformës zgjedhore, një tjetër nismë e rëndësishme ligjore shtyhet për në shtator.
Fabiola Çela
Bëhet fjalë për miratimin e ligjit “Për hapjen e dosjeve”, e cila, megjithë angazhimin e madh të maxhorancës për ta kaluar brenda këtij sesioni parlamentar, shtyhet për sesionin e ardhshëm për shkak të mosarritjes së konsensusit me opozitën. Këtë e konfirmoi dje në një prononcim për gazetën “Panorama” anëtari i komisionit të Ligjeve dhe njëri prej relatorëve të këtij ligji, Aldo Bumçi. Sipas deputetit demokrat, drafti nuk u miratua brenda këtij muaji pasi maxhoranca kërkonte konsensusin e opozitës. Por, sipas tij, nëse opozita nuk jep konsensusin, në shtator ligji do të miratohet, qoftë edhe vetëm me votat e shumicës në Kuvend. “Kjo çështje është shtyrë deri tani sepse ne kemi kërkuar konsensus nga ana e opozitës. Por kjo nuk do të thotë që ne do ta shtyjmë pa fund këtë çështje dhe nëse opozita nuk jep konsensusin, ne do ta votojmë në shtator”, theksoi dje Bumçi. Votimin e ligjit vetëm me votat e maxhorancës, nëse opozita nuk jep konsensusin, e ka konfirmuar pak ditë më parë edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili është shprehur se, maxhoranca është e vendosur për ta votuar këtë ligj. Gjithçka u duk se do të ecte mirë, kur në mbledhjen e fundit, më 18 korrik në komisionin e Ligjeve socialistët bojkotuan mbledhjen si pasojë e mosgjetjes së gjuhës së përbashkët me demokratët. Socialistët deklaruan se, maxhoranca nuk kërkon të hapë të gjitha dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe të bashkëpunëtorëve. PS-ja e cilëson të dëmshme dhe tendencioze projektin e paraqitur nga demokratët duke shprehur se, janë për hapjen e plotë të dosjeve. Nga ana tjetër demokratët kanë bërë të ditur se, nuk janë për hapjen totale të dosjeve edhe për njerëzit e thjeshtë, por vetëm për ata persona që emërohen në institucionet kryesore drejtuese të shtetit, në pozicionet vendimmarrëse. Sipas relatorit socialist Arben Isaraj, “Hajde ulemi për ligjin, të hapim arkivat, të hapin dosjet për të gjithë, jo t’i kthehemi legjislacionit të mëparshëm për lustracionin. Prandaj duam konsensusin tuaj, nëse i ulemi nen për nen, atëherë ne nuk bëhemi pjesë e këtij diskutimi si grup i PS-së”. Por një gjë të tillë deputetët demokratë e kanë cilësuar si një pjesë e luftës, që mund të hapet ndërmjet familjeve. “Është debat tjetër nevoja për të hapur dosjet për të gjithë shoqërinë, por duke parë specifikën e shoqërisë shqiptare dhe mënyrën kapilare se si është përhapur Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët, debati moral që ka ekzistuar ishte që të mos krijohen probleme sociale në fshat, në zona me njerëz, që në bashkësi vazhdojnë jetën e tyre modeste”, është shprehur Bumçi.
Solis: Berisha të përjashtohet dy javë, Topalli të shkarkohet
Pas incidentit në Parlament një javë më parë mes kryeministrit Berisha dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla, del zëri i parë brenda maxhorancës kundër kreut të qeverisë. Deputeti Leonard Solis, i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, shprehet se kryeministri Berisha duhet të përjashtohet dy javë nga Kuvendi si përgjegjës për këtë sherr, ndërkohë që bën publike votën e tij pro shkarkimit të kryeparlamentares Jozefina Topalli, nëse opozita do ta çojë deri në fund nismën e saj për hartimin e mocionit. “Pikë së pari, gafë më të rëndë, edhe që do votoj përjetësisht për t’u shkarkuar Topalli, është se ajo shkatërroi Parlamentin. Është personi më negativ, dhe është ajo fajtore. Pikë së dyti, do bënim mirë të shkarkohej dy javë z. Berisha se është fajtor shumë herë më i madh se sa Balla. Për Topallin e depozitoj në bankë të kursimit votën time për shkarkim e saj”, u shpreh dje Solis në një prononcim për mediat. Ndërkohë deputeti i PBDNJ-së ka folur dje edhe për ndryshimet në qeveri. Ai vlerëson largimin e kreut të PDR-së, Genc Pollo nga Ministria e Arsimit, ndërkohë që për largimin e Ndokës shprehet se, ishte i vonuar dhe duhej bëjë kohë më parë. “Ministri i Arsimit, z. Pollo u mburr se për herë të parë filloi reformën dhe bëri gabimin e gjithë të tjerëve, që ishin para tij në atë post kur tha se, që me ardhjen time filloi reforma këtu. Për sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë është lëvizje akoma më e zgjuar, nuk them në kohën e duhur pasi mund të ishte bërë më para”, theksoi më tej Solis.