Kina kalon SHBA, fuqia më e madhe e internetit
Për shfrytëzimin e internetit në Kinë, me gjithë mbikëqyrjen e rreptë dhe rregullat qeveritare, ka rreth 253 milionë përdorues, që Kinën e vendosin edhe përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse bëhet fjalë vetëm për 19.1 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve, kjo mjafton që ky shtet të bëhet superfuqia më e madhe në botë e internetit, sa i përket numrit të shfrytëzuesve. Sipas të dhënave të kompanive hulumtuese amerikane, “Pew internet” dhe “American Life Project”, përdorimi i internetit në SHBA është 71 për qind, që do të thotë se 223.1 milionë banorë përdorin internetin. Kina tani jo vetëm që e ka kaluar këtë shifër, por edhe atë për tridhjetë milionë, e gjasat që SHBA ta arrijë ndonjëherë pothuajse nuk ekzistojnë fare.