Metamorfoza e pallatit mbretëror në Angli
Një banket mbretëror është krijuar në pallatin Buckingham edhe për vizitorët e thjeshtë.
Salla e ballove të mbretëreshës është transformuar në një sallë pritjeje si për oficerë të lartë. Për herë të parë, në këtë sallë për të provuar se çfarë është një çaj apo një banket mbretëror do të ketë mundësi të hyjë edhe publiku i thjeshtë, sigurisht me pagesë. Takëme të rralla kineze dhe qelqurina në zbukuruara mbushin një tavolinë në formë patkoi, të dekoruar edhe me lule të mëndafshta. Koleksione enësh me nga 60 000 sterlina të prodhuara për George IV, tashmë shtrohen për 89 të ftuar. Manekinë të veshur si shërbëtorë bëjnë roje. Elisabeta dha miratimin për këtë banket një ditë më parë, për t’i dhënë mundësinë të gjithëve të provojnë një banket shtetëror.