E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: 7.3 mld lekë dëmi në shtet për ’09

TIRANE-Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) konstaton se administrata shtetërore ka shkaktuar një dëm prej 7.3 mld lekë për vitin 2009 dhe se për këtë po bëhen kallzimet penale përkatëse. Deklarata u bë sot nga kryetari i KLSH, Robert Ceku gjatë raportimit që bëri në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Sipas, Cekut dëmi më i madh është shkaktuar nga tatimet dhe prokurorimet publike. “2.5 miliardë dëm nga tatimet, kurse 400 milionë lekë dëm janë shkaktuar nga prokurorimet publike”, tha Ceku.

Po sipas konstatimit të Cekut u mësua se 234 mln lekë dëm janë shkaktuar nga shpërblimet në administratën shtetërore.

Për dëmet në lek, kreu I KLSH shprehet se inspektorët e dikasterit të tij kanë kryer 9 kallzime penale si dhe kërkesën për zhdëmtin 100% të dëmeve.

Ceku ndër të tjera diskutoi dhe për aministrinë fiskale, duke theksuar se është i nevojshëm për biznesin shqiptar. N ëkëtë kuadër Ceku ironizoi me anëtarët e Komisionit duke nënvizuar se qeveria duhet ta saktësojë cfarë nënkupton me amnistinë fiskale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›