PS: Centrali bërthamor? Vetëm me referendum
TIRANE-PS deklaron se ideja për central bërthamor në Shqipëri duhet të kalojë në proces referendumi. Deputeti socialist Besnik Baraj reagoi sot nga selia rozë rreth deklarimeve të ndërsjella nga qeveria italiane dhe më pas ajo shqiptare për një central bërthamor në Shqipëri në llogari të shtetit Italian. “Ditët e fundit opinioni publik shqiptar nëpërmjet mediave italiane u njoh me idenë e ngritjes së një reaktori bërthamor në Shqipëri. Kjo ide ka thuajse 2 vjet që artikulohet në nivelin e kryeministrit dhe rrethit të tij, me ulje ngritjet përkatëse në varësi të interesave dhe klimës politike”.
Bare theksoi se PS, padyshim mbështet cdo iniciativë e cila con në zhvillimin ekonomik e teknologjik të vendit, por në lidhje me centralin bërthamor shprehet kundër për disa arsye.
“Inisiativa kaq të rëndësishme në cdo vend demokratik realizohen pas një konsulte të gjerë me komunitetin. Duke qenë i pari central ai duhet të kalojë në një proces referendumi kombëtar. Nga pikpamja ligjore kjo e drejtë buron nga vetë legjislacioni shqiptar pas ratifikimit të konventës së Ahrusit vite më pare”, theksoi Bara si arsye të parë.
Bare vazhdoi më tej se po u projektua ky reaktor do të bëhet në zonën bregdetare. “Kjo do të thotë që vija jonë bregdetare të përmbajë industritë më ndotëse dhe me një rrezik më të madh përsa i përket impaktit në mjedis sikurse janë; fabrikë cimento në Lezhë, TEC-e me qymyr në Durrës etj, Park industrial pas prerjes së pyllit të sodës në Vlorë dhe diku reaktori bërthamor”.
Duke i mëshuar idesë se Shqipëria nuk është një vend favorit për një ndërtim të tillë, Bare shton se fakte për këtë janë se ky vend nuk disponon kapitale financiare, nuk disponon kapacitete profesionale shkencore dhe së fundi nuk disponon kuadrin e nevojshëm ligjor
Mbi të gjitha sipas PS, vendi ka ende burime hidrike dhe eolike nuk ka pse kapërcen në burimet e tjera, pa patur ende nevojë.
Bare nuk hezitoi të vëjë në dukje se krahasuar me fqinjët tanë që nuk pranojnë industri ndotëse, kryeministri shqiptar tregohet I zellshëm për të pranuar një central bërthamor në gjirin e vendit të tij.
“Cila është aresya që kërkohet të kthehet Shqipëria në një kosh mbeturinash toksike? Shkoni e shihni Krujën si është katandisur! Pamje të ngjashme do ketë nesër tërë vija jonë bregdetare”.
Ndër të tjera Bare theksoi se njoftimi për centralin bërthamor i bërë nga mediat italiane, foli qartë qartë se në politikën qeverisëse dominon mungesa e transparencës. “Shqipëria sot vuan jo vetëm mungesën e trensparencës së votës së lirë, por gjithshka që lidhet me jetën tonë komunitare. Shembujt në pak vite të mungesës së transparencës si Gërdeci, shembja në Kalimash, marrëveshjet tip Fazllic, marrëveshja për ujrat detare, prerja e pyllit të sodës e të tjera, që s’janë bërë të njohura, flasin qartë se demokracia në Shqipëri nuk funksionon”.
Ideja për një central bërthamor është përmendur shpesh nga Kryeministri Berisha dhe homologu Italian Silvio Berluskoni. Pak ditë më parë një artikull në La Gazzeta del Mezzogiorno përforcoi idenë se Italia po e planifikon ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)