Lohan takim "surprize" me Ramen ne PS
TIRANE- Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës Edi Rama. Nuk ka pasur asnjë njoftim për mediat mbi këtë takim të papritur. Gjithcka është mësuar vetëm pasi kamerat që gjendeshin në selinë rozë për një konferencë të deputetit Besnik Bare kanë fokusuar duke dalë ambasadorin e Komisionit Europian, Helmut Lohan.
Takimi vjen në një kohë kur PS vendosi të shtunën në Asamblenë Kombëtare që të vazhdojë protestat. Asambleja paralajmëroi se nga kjo javë protetat do të zhvilloheshin në të gjitha qytetet, ndërsa më 30 prill do të zhvillohej protesta e madhe në Tiranë. Asambleja vendosi që të vazhdojë marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin, cka do të thotë se deputetët socialistë do të jenë seancë parlamentare vetëm për të kërkuar transparencëne zgjedhjeve.
Takimi i sotëm i Lohan tregon se ndërkombëtarët vijojnë përpjekjet për ë zgjidhur krizën politike. Pikërisht në këtë kuadër mendohet të ketë qenë dhe takimi i sotëm i kreut të KE-së me liderin e opozitës Edi Rama. Ndërkaq nga selia roze ende nuk ka asnjë njoftim për këtë takim.
(s.g/BalkanWeb)