KLSH: Dhori Kule abuzoi me dietat
Tiranë- Rektori Dhori Kule ka abuzuar me paratë e dietave. Kështu thuhet në raportin e KLSH-së për auditimin e Universiteti të Tiranës. Në raport thuhet se më datë 13 tetor 2009 janë paguar shpenzime në shumën 835 euro për pesë ditë shërbimi për zotin Dhori Kule dhe një prej drejtorëve të tjerë të Rektoratit.
Sipas raportit të KLSH në shpenzimet e udhëtimit përveç dietës zoti Kule ka përfituar më shumë para dukei shakatuar shtetit një dëm ekonomik. Këtyre abuzimeve i shtohet edhe ato me pagesat jashtë orarit.
‘Në vitin 2008, në 17 raste, në shumën 6.1 milionë lekë të reja, janë kryer pagesa për orët jashtë orarit në kundërshtim me dispozitat ligjore, ku bashkëlidhur nuk ka kërkesë dhe urdhër për kryerjen e këtyre orëve suplementare nga punonjësit dhe epërorët e tyre, por janë vetëm urdhrat e titullarit për pagesë’- përmblidhet raporti ku shtohene dhe abuzimet me tenderat e rikonstruksionit të godinave si dhe me blerjen e automjeteve për universitetet.
‘Rektorati i Universitetit të Tiranës ka kryer shkelje në lidhje me tenderat. Ky është konstatimi i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një kontrolli të kryer nga viti 2008 deri në vitin 2009… ka patur abuzime të shumta me prokurimet publike, dhe shkelje të procedurave duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh financiar’.
Vetëm për shka të shkeljeve në tenderin e ndërtimit të godinës së re për Fakultetin e Infermierisë shteti ka patur një humbje prej rreth 30. 2 milionë lekë të reja.
Shkelje ka patur edhe në Fakultetin e Mjekësisë pasi kompania fituese për ndërtimin e godinës së re të lëndëve paraklinike është shpallur 19 ditë me vonesë, ndërkohë që ajo duhej të shpallej brenda 5 ditëve sipas rregullores.
Në përfundim të këtij raporti KLSH ka kërkuar nga Universiteti i Tiranës do bëjë zhdëmtimin ndaj shtetit, ndërsa do të aplikohen dhe gjoba.
/IDEA/