E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dënohet me burgim të përjetshëm Admir Tafili

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burgim të përjetshëm Admir Tafilin, personin që vrau dy vëllezërit Pjetrushi më 18 mars të vitit 2011. Në seancën e sotme gjyqësore mbrotja kërkoi gjykim të shkurtuar, por kërkesa nuk është pranuar.

Tafili akuzohet për vrasjen e dyfishtë, të Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç që ndodhi më 18 mars rreth orës 08:00 në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina.

Dy vëllezërit e ish shefit të krimeve të rënda, në Shkoder, Prel Pjetrushi, u qëlluan me breshëri armësh dhe mbetën të vdekur në një pritë të organizuar në rrugën kryesore të fshatit.
 

Në Mars të 2011, Admir Tafili u arratis nga burgu, ku vuante dënimin për plagosje dhe kreu vrasjen e dy vëllezërve si hakmarrje ndaj vrasjes së babait.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›