E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, zjarr në autobusin me turistë shqiptarë, s`ka të lënduar

Një autobus me turistë shqiptarë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Greqi.
 

Sipas informacioneve autobusi ishte nisur nga qyteti Halkidiki i Greqisë dhe po kthehej në Shqipëri ndërsa ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Selanik-Neon Mudanion.
 

Sipas policisë greke në autobus ndodheshin 7 persona, duke përfshirë edhe shoferin, të gjithë shqiptarë por fatmirësisht asnjëri prej udhëtarëve nuk ka mbetur i lënduar.
 

Ende nuk ka të dhëna të plota për shkaqet e zjarrit, por nga hetimet paraprake mësohet se shkak mund të jetë bërë një qark i shkurtër elektrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›