E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa për 21 janarin, nesër e gjithë Policia e Shtetit në Kryeministri

Tiranë- Policia e shtetit do të jetë në gadishmëri të plotë ditën e nesërme në homazhet që do të mbahen për viktimat e 21 janarit përpara Kryeministrisë.

Marshimi-homazh do të mbahet nga ora 11:oo deri në orën 14:00 dhe mësohet se forcat e RENEA-s FNSH-së dhe Policia e Tianës do të jenë në bulevard për të siguruar rëndin dhe qetësinë. Edhe pse Partia Socialiste deklaroi se ky do të ishte një marshim paqësor në kujtim të 4 viktimave që humbën jetën një vit më parë.

Ndërkaq Garda e Republikës do të mbajë të blinduar ambjentët dhe rrethinat e Kryeministrisë.

Ditën e djehsme Partia Socialiste u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptar që ti bashkohen këtij tubimi për të kujtuar të rënët e asaj dite dhe për të mbështetur prokurorinë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Festa e Pavarësisë, AK: Të gjithë shqiptarët nesër në Vlorë Tiranë- Mbarë populli shqiptar është ftuar nga Alenaca Kuq e...
  2. Kalimi në kufi, Policia: Masa për lehtësimin e tij gjatë festave Gjirokastër- Brenda dhjetorit do të vihet në zbatim një paketë e...
  3. Homazhe për 21 janarin/ Opozita e bashkuar qytetarëve: Të mbështesim prokurorinë Tiranë- Partia Socialiste ka deklaruar se do të zhvillojë homazhe...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›