E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: MEICO 1.2 miliardë lekë dëm shtetit shqiptar

TIRANË- 1.2 miliardë lekë të ardhura të fshehura nga tregtia e skrapit vetëmpër 6 mujorin e dytë të vitit 2006. Të paktën kë këtë konkluzion ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë kontrollit të dokumentave të realizuar në këtë ndërmarrje për 6- mujorin e dytë të vitit 2006. Sipas këtij raporti të KLSH thuhet se“Meico” nga shitja e skrapit të çelikut pa ankand i ka shkaktuar një dëm ekonomik shtetit shqiptar me rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra. Po sipas këtij kontrollit bëhet fjalë po me të njëjtat procedura, pa zhvilluar asnjë llojë ankandi,janë bërë blerje autovetura për llogari të ndërmarjes shtetërore të Ministrisë së Mbrotjes. Megjithëse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dëme ekonomike, në te nuk bëhet me dije se kush kanë qënë kompanitë që kanë përfituar nga shitja e skrapit, që deri më tani ka qënë monopol i kësaj shoqërie. Po kështuraporti bën fjalë edhe për të ardhurat që siguronte kjo ndërmarrje nga shitjadhe çmontimi i armëve të Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar. Në raport thuhet se këto të ardhura 90 % përdoreshin nga Ministria e Mbrojtjes dhe 10 % etyre derdhej në arkën e shtetit shqiptar. ” Ministrisë së Mbrojtjes i është rekomanduar ndryshimi i pikës 4, tëVKM nr. 617, datë 04.12.2002 “Për heqjen nga armatimi dhe përdorimi të një pjese të armëve, të teknikës dhe të pajisjeve të forcave të armatosura dhe për asgjësimin ose çmontimin dhe shitjen e tyre”, pasi raporti i shpërndarjes së të ardhurave 90%, për nevojat e ministrisë dhe 10%, për t’u derdhur në buxhet, bie në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” me ndryshimet përkatëse”-thuhet në raportin e KLSH. Por megjithëse raporti konstaton dëmetë konsiderueshmefinaciare dhe shkelje të ligjit shqiptarderinë ditën e tragjedisë, drejtorit të kësaj ndërmarrjeje Ylli Pinarit nuki ka hyrë asnjë gjëmb në këmbë. Jo vetëm Ministria e Mbrotjes por as institucione të tjera nuk kanë reaguar ndaj këtijraporti. Burime të Ministrisë së Mbrojtjes thonë senë kohën e publikimit të këtijraporti është diskutuar gjatë shkarkimi i Pinarit ngadrejtimi i Meicos, por më pas gjithçka është harruar edhe pse flitej për shkelje të ligjit dhe një dëm financiar që llgaritet me mbi 1 miliard lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›