E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapi u shkëmbye me kamionë të përdorur në Qipro

TIRANË- Mijëra ton skrap, materiale të ushtrisë shqiptare kanë përfunduar në industrinë greke për dy kacidhe. Kontratat për shitjen e skrapit në Greqi, nxjerrin në pah lidhjen e kahershme të drejtuesit të MICO-s, Ylli Pinari me drejtuesit e firmës së demontimit të armëve që shkaktoi tragjedinë në fshatin e Gërdecit më 15mars. Nga burime të organit të akuzës bëhet me dije se Mihal Delijorgji ka qënë ndërmjetës në kontratën mes Ministrisë se Mbrojtjes të Shqipërisë dhe firmës greke Helenic Veichle Industry S.A ( ELVO-AVE). Në bazë të kësaj kontrate firma greke merrte rreth 30 mijë ton skrap dhe në këmbim do ta furnizonte ushtrinë shqiptare me një numër automjetesh.

Kontrata

Të gjitha kontratat e nënshkruara nga ndërmarrja MEICO tashmë janë pjesë e hetimit të Prokurorisë së Përgjithsme përtragjedinë e ndodhur në Gërdec. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pjesë e hetimit janë edhelidhjet e drejtorit të kësaj ndërmarrjeje me Mihal Delijorgjin. Sipas këtyre burimeve, lidhja e dy personavetë arrestuar pas tragjedisë së ndodhur është e kahershme. Ajo çka i ka bashkuar dy njerëzit ka qënë tregtia e leverdishme e hekurit, ku MEICOishte “pronare” reale e mijëra tonë hekur të trashëguar nga ushtria shqiptare. Në fakt edhe dokumentet që disponon gazeta “Shekulli” nxjerrin në pah njëfakt të tillë. Që në vitin 2003 tregtia e skrapit është kthyer në një aktivitet të rëndësishëm për Mihal Delijorgjin që aso kohe sapokrijoi edhe shoqërinë “Përmbarimi”. Hetimet janë duke u zhvilluar edhe për rolin e Delijorgjit në kontratën e nënshkruar më 23 dhjetor të vitit 2003, ku mijëra ton skrap janë shitur me një çmim qesharak nga Meico tek firma greke. Në bazë të kontratës së firmosur nga Ylli Pinari, kompania greke do të merrte tanket e ushtrisë shqiptare për skrap, me një çmim katër herë më të lirë se ai i bursës. Për këtë kontratë të nënshkruar, ku mijëra ton skrap udhëtuan drejt Greqisë,firma në fjalë do të paguante me shkëmbim, me automjete të prodhimit të vitit 1975, që ishin nxjerrë nga përdorimi prej ushtrisë së Qipros greke, që po shiteshin me 70 mijë USD secili. Po në bazë të dokumentacionit kontrata e shitjes së skrapit nuk ka vetëm bekimin e Ministrisë së Mbrotjes. Kontrata është e miratuar nga një sërë institucionesh që sipas ligjit duhet ta çertifikojnë eksportin e skrapit.Në pikën 6 të kontratës thuhet se për eskportin e 30 mijë tonëve skrap duhet të firmosin Dhoma e tregtisë së Durrësitsi dhe Insituti i Fizikës Bërthamore.Ndërkohë që i vetmi përfitim për shtetin shqiptar nga kjo sasi e konsiderueshme skrapi që kryesisht ka ardhur nga kapakët e tankeve të ushtrisë shqiptare kanë qënë vetëm ca makina të ardhura nga Qipro greke. Kështu falë kësaj kontrate të siguruar që në vitin 2003 Mihal Delijorgji për vite me radhë do të njihet si një ndër eskportuesit më të mëdhenj të skrapit. Qindra mijëra tonelata metale të shtrenjta, të harruara në depot e ushtrisë do të bëheshin “të tijat” për tu eksportuar pastaj jashtë vendit. Shoqëria “Përparimi sh.a.” e administruar prej Mihal Delijorgjit, arriti në vitin 2004 të siguronte një kontratë për demontimin e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë, duke nisur kështu një biznes prej miliona dollarësh që përfundoi në mënyrë të tmerrshme në Gërdec të Vorës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›