E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore sot shansi i fundit ne komision

Do të pritet mbledhja e pasdites, e Komisionit të reformës zgjedhore për të parë nëse do të kërkohet një shtyrje e mëtejshme e afatit të tij, pasi palët janë pesimiste për mbylljen e punës sot kur afati i tij përfundon. Ende nuk ka consensus përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa demokratët i kanë hedhur poshtë si absurde propozimet që kreu i KQZ-së të propozohej nga Avokati i Popullit apo që të ketë një anëtar presidenti i republikës.

Pritet gjithashtu që të diskutohet edhe mbi numerimin elektronik dhe kontrollin elektronik të kartave te identitetit. Përdorimin e kësaj teknologjie ODIHR e cilësoi të pasigurt. Demokratët presin një përgjigje në këtë pikë, ndërsa propozimet e tjera nuk i konsiderojnë si zgjidhje që kënaq, por që fyen palët. Dje komisioni i reformës zgjedhore mbylli përfundimisht kapitujt e regjistrimit të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, fushatën, financimin e partive, kuotat gjinore etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›