E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama per Presidentin Nuk pranojme asnje kandidat nga PD

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se nuk pranon asnjë kandidat nga Partia Demokratike për president të vendit.

Ai tha se Partia Socialiste kërkon një president konsensuale që të jetë garant i Kushtetutës dhe të mishërojë unitetin kombëtar
"Nuk pranojmë asnjë kandidat nga PD dhe nuk synojmë të nominojmë asnjë emër nga PS. Duam një president që të mos jetë noter i asnjë partie"-deklaroi Rama.

Përsa i përket reformës zgjedhore, Rama u shpreh se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të mbyllet në kohë. Ai vlerësoi ndryshimet e bëra mbi administrimin e listave të zgjedhësve, ndërkohë që mund të arrihet konsensus mbi numërimin elektrionik dhe identifikimit të dokumentave të identitetit të zgjedhjësve, pavarësisht skepricizimit të shprehur nga përfaqësuesit e ODIHR. Rama kërkoi që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët mbi çështjen e administrimit të zgjedhjeve dhe procesin e ankimimit.

Kryetari socialist theksoi se duhet mbyllur sa më parë e gjithë paketa e ndyrshimeve në ligjin zgjedhor. Ndërsa lidhur me kërkesën për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, Rama tha se ende kohë për ta shqyrtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›