E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Borxhi publik, pse nuk eshte i rrezikuar

Cilat jane masat e marra nga qeveria shqiptare sa i takon borxhit, duke marre parasysh krizen, me te cilen po perballen vendet e rajonit?

Ne kete krize shume te thelle ekonomike globale Shqiperia mbeti jashte vorbulles se saj, nuk u perfshi ne krize, por pergjysmimi i ritmeve te zhvillimit perben nje problem per Shqiperine. Keto ritme te zvogeluara te zhvillimit ekonomik te vendit kane rritur sensibilitetin e aspekteve te tjera qe lidhen me treguesit makroekonomik te vendit, i cili ka sherbyer si mbeshtetes per nje zhvillim te shpejte ekonomik dhe ceshtja e borxhit perben njerin prej elementeve, i cili meriton te merret ne konsiderate dhe te jete prioritar ne axhenden e qeverise. Ne, prej vitesh, jemi te perqendruar ne miradministrimin e borxhit publik, jo vetem sa i takon kostos se tij, por edhe perpjekjeve per te zvogeluar per ekonomine shqiptare, por mbase edhe per ekonomite e tjera te zones europiane. Por edhe me gjere, sfida eshte e dyfishte, se pari, per te stabilizuar treguesit makroekonomike dhe ate qe ka te beje me borxhin dhe, se dyti, te ndertojme nje axhende te zhvillimit te vendit. Aktualisht, niveli i borxhit publik ne Shqiperi eshte relativisht me i larte se ai ne vendet e rajonit 58,7% sipas projeksionit te fundit.

Borxhi publik ka marre prioritet ne gjykimin e te gjitha qendrave dhe vleresuesve per ekonomite globale. Kjo rritje kerkon sensibilitet per shkak te krizes se sherbimit te borxhit, sepse nje sere vendesh, perfshire edhe Greqine, ndjejne veshtiresi per sherbimin e borxhit, pasi paguajne interesa te rritura borxhi qe do te thote se kemi perdorim te fondeve publike ne menyre jo eficiente. Ne Shqiperi nuk kemi rritje te kostos se borxhit. Edhe para 7-8 vitesh ka qene po 58% niveli i borxhit. Por u mundesua nje ulje e borxhit ne harkun kohor 2006-2008 duke zbritur ne 58% e PBB-se. Pra, kemi nje trend progresiv ne renie, por zhvillimet ne krize ekonomike globale cuan ne nje rritje te borxhit publik shqiptar, per shkak te mbivleresimit apo raportit te kursit te kembimit midis lekut dhe euros, duke qene se borxhi ne euro ben te kemi nje borxh me te larte. Por kostoja e borxhit sot eshte me e ulet se kostoja e borxhit publik ne 2005-2006, kjo ne raport me PBB-ne. Por, nga ana tjeter, ne duhet te bejme kujdes me borxhin, duke qene se nuk eshte nje tregues i mire per ekonomine shqiptare, per me teper borxhi publik shqiptar nuk eshte i rrezikuar ne kuptimin qe ka sot ne ekonomite e vendeve te tjera, per arsye se ne masen 2/3 ai eshte nje borxh i brendshem publik qe sherbehet ne lek me bono thesari dhe 1/3 qe eshte borxh i jashtem. Pra, eshte nje borxh nga banka zhvillimit me afat te gjate dhe me norma te fiksuara interesi dhe ne teresi jane me te uleta nga normat e tregut, megjithate ne e kemi objektiv per te zvogeluar borxhin publik. Ne programin tone afatmesem, ne 2015-n, borxhi publik synon te jete nen 55% duke ulur vit per vit deficitin buxhetor. Vitin e kaluar, ne patem nje deficit buxhetor 3.5%, ne 2012-n 3% e PBB-se, si dhe nen 2% ne vitin 2013.

Ne kete kontekst cfare mund te thuhet per ekonomine shqiptare?

Ekonomia shqiptare sigurisht ka humbur ritmin e larte te rritjes. Presioni i krizes ekonomike globale dhe zgjatja e lengates se saj ne hapesiren europiane per 4 vjet, sigurisht ka dhene impakt te padiskutueshem ne ekonomite periferike, ku perfshihet Shqiperia. Per me teper, kjo krize eshte me komplekse, sepse politikat financiare kane impaktuar dhe vendet jo kandidate. Jane nje pjese e bankave perendimore qe operojne ne te gjithe hapesiren e vendeve lindore, te cilat kane ndikuar ne uljen e nivelit te kreditimit te ketyre bankave. Ne perpjekje per te rregulluar raportet ne bankat qendrore, sigurisht qe po injekton nje ritem rritjeje ekonomike me te vogel nga sa kane kapacitet keto vende, ne kete kuader perfshihet edhe Shqiperia. "Raiffeisen Bank" ka deklaruar qe brenda tremujorit te pare te ketij viti te ule kreditimin e saj 120 milione euro, kjo sigurisht jo e mire per ekonomine dhe bankat e tjera normale. Une jam ketu ne Uashington per te negociuar mundesine e nje kredie te drejtperdrejte nga BB-ja, pikerisht per te plotesuar kete mungese qe vjen nga bankat perendimore, nje boshllek nga ky ndryshim i kreditimit nga bankat.

Cfare mund te thoni ne lidhje me debatin e shumeperfolur te tenderit per linjat e interkonjeksionit?

Jam vene ne dijeni nga drejtori i sistemit te transmetimit ne Shqiperi, ministrit te Ekonomise pergjegjese lidhur me nje kredi qe ministri e Financave ka nenshkruar me KFW-ne per zhvillimin e sektorit energjetik, nje shume kjo prej 110 milione eurosh. Kjo e fundit permban ndertimin e linjes se interkonjeksionit me Kosoven, si dhe ndertimi i unazes se pjeses jugore te vendit. Jam vene ne dijeni qe po behen perpjekje per te shpallur fituese nje kompani, e cila kishte nje kosto rreth 33% me te larte nga kompania tjeter rivale. Sigurisht, ne perpjekje per te mbrojtur interesin publik, i jam adresuar KFW-se qe merr ne konsiderate ligjin shqiptar qe kostoja me e ulet duhet te kete preference, kur diferenca eshte kaq e madhe. Sikurse edhe kriteret teknike kane peshen e tyre specifike.

Pas kesaj kam pasur disa takime te OST-se me Banken Gjermane per te pare rishikimin e fituesit, duke qene se ende nuk ishin deklaruar dhe ende nuk kemi marre nje pergjigje. Po ushtrohet nje presion nga grupet e interesuara qe synojne te bejne presion mbi qeverine, kompanine publike, "OST"-ne, qe te kete nje fitues, pavaresisht kostos, por qe ne total, duke perfshire edhe pjesen e Kosoves, diferenca ishte shume me e madhe. Nuk kemi ende dicka te konfirmuar. Por duhej te njoftohej "OST" dhe te merrej dakordesia e saj.

Cili eshte mendimi juaj sot, lidhur me shperndarjen e te ardhurave ne vend?

Ka pasur nje tendence per te krijuar nje shtrese te mesme. Nese shperndarja ne 2004-n, sipas nje raporti te BB-se ishte sa 10% e popullsise. Kjo e fundit zoteronte rreth 90% te te ardhurave. Me perpjekjet qe po behet jo permes nje rishperndarjeje qe vjen nga politikat fiskale dhe permes buxhetit, por permes nje hapjeje dhe nje konkurrueshmerie me evidente ne treg po mundesohet marrja pjese e nje numri me te madh operatoresh. Edhe ne Shqiperi, si kudo ne hapesiren europiane, nuk eshte ne trendin normal c'ka do te thote sa 50%. Marre nga "VOA"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›